Ushqen fëmijën me gji gjatë diplomimit.

Një gjest natyral, më natyrali në botë kur je nënë: ti japësh gji fëmijës tënd. Por ta bësh këtë me togën e diplomimit veshur është një tjetër histori. Kështu Jacci Sharkey, 24 vjeçe, e sapodiplomuar, është bërë shembulli i shumë grave të reja, pasi fotoja e saj ka bërë xhiron në web.
"Nuk duhet të braktisni karrierën për të bërë fëmijë", është fraza që shoqëron foton. Ky është mesazhi që Jacci ka dashur ti japë të gjitha vajzave që braktisin ëndrrën për tu bërë nëna, të paktën derisa të jenë të sigurta që mund ta bëjnë. Suksesi i fotos i postuar në Facebook nga Universiteti Sunshine Coast, në Australi ka arritur 231 mijë pëlqime në pak orë, mijëra komente dhe admirim. "Nuk e prisja të kishte këtë sukses. Shumë njerëz më kanë shkruar për të më falenderuar dhe duke më thënë se janë bindur të shkojnë në universitet", thotë Jacci.
Add new comment