“Zgjidh mes jetës dhe organit gjenital”

Postuar në 14 Nëntor, 2014 02:48

SHBA - Një nënë preu organin gjenital të dashurit të vajzës së saj, pasi ky i fundit i kishte keqtrajtuar djalin e vogël.
Bonita Vela sulmoi 18-vjeçarin me një biçak, pasi ajo bashkë me dy persona të tjerë e mbajtën të lënduarin për tre orë mbyllur në shtëpi më 28 dhjetor të 2013-ës.

36-vjeçarja kishte dëshmuar në gjykatë se adoleshenti sulmoi djalin e saj 2-vjeçar, ngjarje për të cilën Vela kërcënoi 18-vjeçarin se duhet të zgjidhte mes jetës dhe organit gjenital.

“Ajo i tha se nëse nuk kishte asgjë për të fshehur, duhet ta linte t’i priste dhe pavarësisht nga çfarë kishte ndodhur nuk duhej të kthehej më”, shkruhet në raportin e policisë.

Ndërsa 36-vjeçarja u deklarua fajtore nga gjykata për të izolimin e adoleshentit, për të cilën u dënua me 10 muaj arrest shtëpie dhe 6 muaj këshillim për menaxhimin e zemërimit.

"Daily Journal" raporton se autorja donte vetëm ta frikësonte 18-vjeçarin, kur ky i fundit në tentativë për t’i marrë thikën ishte prerë. Vela pranoi se, "dyshimet më erdhën edhe nga konsumimi i marijuanës".

I riu i tha policisë se ai nuk e ka prekur fëmijën. Gjithashtu nuk kërkoi as dënimin me burg të 26-vjeçares, pasi kjo e fundit e pranoi krimin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.