Naked City
Ishin të martuar për 55 vjet, vdesin të njëjtë ditë
Çifti nga Britania, George dhe Pat Pitman, bashkëshortë të cilët kanë qenë të martuar për 55 vjet, ndërruan jetë në një hapësirë prej vetëm 21 orësh.
Kur Pati po vdiste, George pohohet t’i ketë thënë asaj "Mbylli sytë, edhe unë po vij me ty".
Jeta e tyre dhe momentet e fundit të jetës janë sikur një skenar i filmave të Hollywood-it, raportojnë mediat britanike.
Një javë para se të vdiste, Pat ishte dërguar në një spital britanik. Ani pse edhe vetë ishte shumë i sëmurë, George, për asnjë çast nuk ia lëshoi duart bashkëshortes së tij.
“Racizmi grek nuk më lejonte të tregoja për origjinën time shqiptare”
Ndoshta nuk është rasti i vetëm dhe për arsye të ndryshme shumë shqiptarë kanë fshehur apo mohuar origjinën. Por, kur bëhet fjalë për emra që kanë korrur sukses, duket se befasia që ndiejmë është e menjëhershme dhe e madhe. Ajo është një ndër emrat më të njohur të muzikës së viteve të fundit në Greqi, dhe përfaqësuese e shtetit helen në “Eurovizion”. Në Shqipëri, ata që e njohin janë të afërmit dhe një pakicë, e cila ka dëgjuar zërin e saj në videot muzikore, duke e ditur ose jo që është shqiptare.
Rita në albumin e Mathew Morrison
Rita Ora do të performojë në albumin e ri nga Matthew Morrison. Aktori i serisë 'Glee' është i lumtur që ylli i hitit 'I Will Never Let You Down', do të interpretojë në konceptin e albumin të tij, për fazën e tij të re muzikore 'Finding Neverland'. Me publikimin në Twiter të një fotoje të tij dhe Rita Orës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “American Music Awards” gjatë fundjavës, Mathew shkroi si në vijim: “Një kohë madhështore në natën e fundit të ceremonisë ‘American Music Awards’, me mikeshën time Rita Ora. Ajo bënë pjesë në “Finding Neverland”, një koncept i ri muzikor”!
Titulli i ditës...
Edhe vajza e Kim Kardashian vishet me stil
Vajza e vetme e Kim Kardashian e cila nuk është ende as 2 vjecare, tashmë gëzon një dukje shumë të mirë që shumë njerëz ëndërrojnë ta kenë.
Të premten ylli 34 vjecar doli në një shëtitje me vajzën e saj drejt Beverly Hills-it.
17 muajshja kishte veshur një pelerinë të zezë prej pelushi të zi, prej të cilës mezi i dukej koka e vogël.
Këto janë pjesët më të shtrenjta të trupit
Figurat e famshme i kanë siguruar për para të majme disa nga pjesët e trupit të tyre për të cilat janë edhe të njohura.
Kështu, Jennifer Lopez ka siguruar vithet e saj të famshme, Rihanna këmbët, ndërsa disa të tjerë kanë siguruar edhe gjuhët dhe atë për disa miliona dollarë. Nëntë vite më parë, këngëtarja Rihanna ishte fytyrë mbrojtëse e fushatës për kujdes ndaj gruas, ku ka reklamuar pajisjet e rrojës. Në atë kohë, këmbët e saj ishin në plan të parë, ndërsa vlera e tyre kishte shkuar në një milion dollarë.
28-vjeçarja që humbi 114 kg në një vit
Vajza në foto quhej Ana Sirbu, dhe jeton në New York. Në qoftë se e shihni në rrugë nuk keni për ta njohur, sepse ajo në një vit ka humbur 114 kg. 28-vjeçarja peshonte 200 kg por me dieta, duke eliminuar karbohidratet dhe yndyrat dhe me anë të një terapia ajo arrit të humb 114 kg.
Jessica Wright “e nxehtë” në kalendarin e saj 2015
Jessica Wright ka sjellë një set fotografik “hot” për kalendarin e saj të vitit 2015. Aktorja TOWIE shihet vetëm me bikini në ngjyra të ndryshme. Ajo është ndarë nga i dashuri Ricky Rayment duke i dhënë më shumë përparësi shoqërisë dhe udhëtimeve me ta. Duket se aktorja ka zgjedhur që të shijojë jetën “single” pasi ende nuk shihet përkrah një mashkulli.
Shqiptarja nga Përmeti fiton ''Miss Massachusetts USA"
Bukuroshja nga Përmeti Polikseni Manxhari ka fituar konkursin “Miss Massachusetts USA” dhe do të konkurrojë vitin e ardhshëm në Miss USA 2015!
Konkursi për shtetin Massachusetts u zhvillua në Lowell University në Tewksbury.
Polikseni Manxhari është diplomuar në Shkollën e Mesme rajonale në Wachusett dhe tani studion për psikologji në Northeastern University.
Ajo ka punuar për “Samaritans, Inc” dhe ndërsa ndjek shkollën punon paralelisht në departamentin e burimeve njerëzore si koordinatore rekrutimi për New England Team, Inc.
Zhvishet Alessandra Ambrosio në Brazil
Ajo mund të jetë në St Barts duke xhiruar për Vogue të Brazilit, por kjo nuk do të thotë se ajo tërë kohën po e kalon me punë. Alessandra Ambrosio duket të ketë lënë anash punën gjatë të mërkurës, pasi zgjodhi të pushoj në plazh. 33 vjeçarja edhe njëherë na tregon linjat për tía pasur zili.