Naked City
Kourtney Kardashian zbulon foton e kopertinës së ‘DuJour’
Fillimin e kësaj jave kemi parë setin fotografik të Kourtney Kardashian për revistën ‘DuJour’, ndërsa tani në Instagram , 35-vjecarja zbuloi foton e kopertinës, ku shfaqet tërësisht e zhveshur, teksa tregon format e saj. Ylli I reality showt ‘Keeping Up With Kardashians’ e cila është në pritje të fëmijës së tretë, ka thënë në intervistë :”Është dicka e mrekullueshmë që në të ardhmën t`I tregoj fëmijës tim këto foto, dhe të këtë mundësinë të shoh si ka qenë brenda mejë.”
Skandali i policeve seksi.
Një grup punonjësesh femra të Policisë së Nju-Jorkut janë pezulluar nga puna për shkak se kanë postuar foto seksi me uniformë në Instagram. Ato akuzohen se kanë shkelur rregullat e policisë për politikat e medieve sociale.
Llogaria në Instagram ku publikoheshin fotot provokuese të policeve quhej “Blueline Beautis”. Policet femra të cilët dëshironin të postonin fotot e tyre në këtë llogari, ia dërgonin ato administruesit të llogarisë.
Operacioni plastik, lëndohet Miss BumBum.
Një modele e famshme në Brazil, e renditur e dyta në Miss BumBum, për fundshpinën më të mirë, është duke luftuar për jetën nën kujdes intensiv pas një operacioni të dështuar kozmetik.
Andressa Urach është në gjendje jo të mirë shëndetësore në një spitali në qytetin jugor të Porto Alegre, pas heqjes së xhelit nga pjesa e kofshëve të saj, të cilin e kishte injektuar për qëllime kozmetike.
Nëna e 27 – vjeçares ka thënë për mediat se infeksioni u përhap më shumë pas operacionit të dytë.
Cilët libra lexon Obama dhe çfarë tregojnë ata për të?
Shtatëmbëdhjetë libra kanë blerë Presidenti Obama dhe të bijat e tij, Sasha dhe Malia, në çelje të sezonit të Krishtlindjeve, në mënyrë demonstrative në tregun publik të librave ose më konkretisht në seksionin e politikës dhe të prozës në “Conneticut Avenue”.
Kim Jong urdhëron: Asnjë bebe nuk guxon ta ketë emrin tim.
Asnjë bebe në Korenë e Veriut, nuk guxon ta ketë emrin e liderit Kim Jong-un
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka lëshuar një urdhër përmes të cilit, ndalohet përdorimi i emrit të tij për bebet.
Në një deklaratë të administratës së tij, siç e transmetojnë mediat ndërkombëtare, thuhet se "duhet të sigurohemi se askush nuk do të bëj thashetheme për këtë vendim".
Kim: Unë dal nudo vetë, ndaj s’mërzitem për fotot e vjedhura.
Pak javë më parë bota e spektaklit u trondit nga vjedhja dhe publikimi i fotove intime të aktoreve, këngëtareve dhe modeleve më të njohura.
Shumë prej viktimave thanë se ky ishte një krim i rëndë.
Por, Kim Kardashin, foto të së cilës gjithashtu u vodhën, nuk e ka bërë shumë tragjike.
Ajo thotë se nuk mund të çmendet apo mërzitet nga një gjë e tillë, pasi ajo del pothuajse nudo në kopertina revistash.
"Engjëjt" që jetojnë në tokë.
Konsiderohen ndër femrat më të bukura në botë. Jo kot quhen si engjej që ndodhen në tokë. Ato së fundi u paraqiten ne një show që mahnitën mbarë botën. Është fjala për Victoria Secret Angel.
Shikoni disa foto të këtij show mahnitës:
Rrëfimi për njeriun që u dënua me vdekje - shkaku i një postimi në Facebook!
Një bloger dhe fotograf 30-vjeçar ka qenë i dënuar me vdekje në Iran për "fyerje të profetit të Islamit" në Facebook, duke tërhequr vëmendje të re për të dhënat famëkeqe të të drejtave të njeriut në vend.
Soheil Arabi, në muajin gusht është dënuar në një gjykatë penale të Teheranit, pas pranimit se ka postuar diçka me përmbajtje shpifëse.
Sipas Fushatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Iran, avokatët e tij kanë argumentuar se ai kishte bërë këtë derisa ishte "në gjendje të keqe psikike".
Lady Gaga zbulon: Më përdhunoi një producent, kur isha 19 vjeç.
Lady Gaga zbuloi se ajo është përdhunuar, kur ishte adoleshente. Këngëtarja 28-vjeçare pranon se ka kaluar shumë gjera të tmerrshme, për të cilat iu desh të mbështetej në një terapist.
"Daily Mail" raporton se, duke folur në “Howard Stern Show”, Gaga konfirmoi se ajo ishte përdhunuar nga një producent muzikor, i cili ishte 20 vjet më i madh se ajo.
Kur u pyet në lidhje me përdhunimin, ajo fillimisht tha: "Unë nuk dua të ... Momente të bukura! Le të flasim për gjërat e lumtura!”
18 vjeçarja ia djeg trupin foshnjës me ujë të nxehtë.
Sarah Nguyen, 18 vjeçare i ka hedhur ujë të nxehtë djalit pesë muajsh për të parë se si do të reagonte. Foshnja ka pësuar djegie të shkallës së dytë dhe të tretë dhe është dërguar në spital të nesërmen, ndërsa Nguyen iu ka thënë mjekëve në spital se fëmija është djegur teksa po e lante.
Ngjarja ka ndodhur në Phoenix, Arizona. Stafi i spitalit ka lajmëruar Policinë, ndërsa ka bërë të ditur se foshnja ka pësuar djegie të shkallës së dytë dhe tretë.