Skandali i policeve seksi.

Një grup punonjësesh femra të Policisë së Nju-Jorkut janë pezulluar nga puna për shkak se kanë postuar foto seksi me uniformë në Instagram. Ato akuzohen se kanë shkelur rregullat e policisë për politikat e medieve sociale.
Llogaria në Instagram ku publikoheshin fotot provokuese të policeve quhej “Blueline Beautis”. Policet femra të cilët dëshironin të postonin fotot e tyre në këtë llogari, ia dërgonin ato administruesit të llogarisë.
Gazeta amerikane “The New York Daily News”, raporton se policët nuk janë të lejuar të fotografojnë veten me uniformë dhe më pas t'i postojnë online pavarësisht se janë në një ceremoni zyrtare.
Add new comment