Lady Gaga zbulon: Më përdhunoi një producent, kur isha 19 vjeç.
Lady Gaga zbuloi se ajo është përdhunuar, kur ishte adoleshente. Këngëtarja 28-vjeçare pranon se ka kaluar shumë gjera të tmerrshme, për të cilat iu desh të mbështetej në një terapist.
"Daily Mail" raporton se, duke folur në “Howard Stern Show”, Gaga konfirmoi se ajo ishte përdhunuar nga një producent muzikor, i cili ishte 20 vjet më i madh se ajo.
Kur u pyet në lidhje me përdhunimin, ajo fillimisht tha: "Unë nuk dua të ... Momente të bukura! Le të flasim për gjërat e lumtura!”
Por më pas këngëtarja e pranoi ngjarjen, e cila ka ndodhur në adoleshencën e saj.
"Unë kam kaluar disa gjëra të tmerrshme, me të cilat edhe mund të qesh tani. Kam shkuar në shumë terapi mendore dhe emocionale, të cilat më kanë shëruar me kalimin e viteve. Muzika ime ka qenë e mrekullueshme për mua. Por, ju e dini, unë nuk ishte vetvetja. Për të thënë të vërtetën, isha rreth 19 vjeç kur ndodhi kjo histori. Shkova në një shkollë katolike dhe pastaj ndodhën gjithë këto gjëra të çmendura dhe unë mendoja se, këto gjëra i kalonin gjithë të rriturit. Isha shumë naive.”
E pyetur nëse ajo ishte ballafaquar ndonjëherë me përdhunuesin, i cili ishte 20 vjet më i madh se ajo, Lady Gaga tha: "Mendoj se do të më tmerronte. E pashë atë një herë në një dyqan dhe unë paralizova nga frika. Për shkak se ngjarja nuk kishte shumë që kishte ndodhur".
Këngëtarja bionde e ka mbajtur të fshehur për shumë kohë këtë situatë, të cilën më në fund vendosi ta tregojë.
“Mendova atëherë dhe vendosa se nuk do ia thoja askujt. Dhe as nuk ia tregova vetes time për një kohë të gjatë. Më pas thashë, pas gjithë këtyre marrëzive dhe dehjeve, duhet të shkosh deri tek plaga. Nëse nuk shkon tek plaga ajo nuk do të ikë kurrë”, tha Lady Gaga.
Por këngëtarja nuk deshi të prononcohej lidhur me identitetin e sulmuesit. Dyshimet e para ishin për producentin aktual të Kesha-s, Dr Luka.
Add new comment