18 vjeçarja ia djeg trupin foshnjës me ujë të nxehtë.

Sarah Nguyen, 18 vjeçare i ka hedhur ujë të nxehtë djalit pesë muajsh për të parë se si do të reagonte. Foshnja ka pësuar djegie të shkallës së dytë dhe të tretë dhe është dërguar në spital të nesërmen, ndërsa Nguyen iu ka thënë mjekëve në spital se fëmija është djegur teksa po e lante.
Ngjarja ka ndodhur në Phoenix, Arizona. Stafi i spitalit ka lajmëruar Policinë, ndërsa ka bërë të ditur se foshnja ka pësuar djegie të shkallës së dytë dhe tretë.
Por 18 vjeçarja pasi është marrë në pyetje nga Policia ka ndërruar deklaratën. Ajo deklaruar se këtë e ka bërë të parë se si do të reagonte fëmija ndaj ujit të nxehtë, madje edhe e ka goditur foshnjën në fytyrë dhe e ka përplasur në shtrat.
Nguyen ka edhe një tjetër fëmijë 16 muajsh, por që pas këtij rasti është marrë nën përkujdesje të Shërbimit të mbrojtjes së fëmijëve.
Add new comment