Chris Hemsworth, mashkulli më seksi i vitit
Çmimi “Sexiest Man Alive” është çmim që jepet çdo vit nga revista prestigjioze “People” dhe që ka për qëllim që të zgjedhë mashkullin më joshës të vitit.
Ylli i “Thor”, Chris Hemsworth, është shpallur fitues nga Jimmy Kimmel në emisionin e tij të drejtpërdrejtë të martën, ku edhe Chris u intervistua me Skype pas njoftimit.
“Faleminderit, jam i lumtur sidomos për pjesën “i gjallë”. Pjesa “joshës” është një bonus”, ishin fjalët e tij të para pasi pranoi çmimin.
“Ky çmim është i bazuar në një test të inteligjencës e jo vetëm në pamjen fizike. Dua t’i falënderoj prindërit e mi për këtë krijim”, ka shtuar ai.
Chris deklaroi për People se fakti që fitoi këtë çmim i duket qesharak atij dhe gruas së tij, Elsa Pataky me të cilën është i martuar prej katër vitesh.
Add new comment