Njihuni me pasardhësen e Heidi Klum-it
Hana Nitsche është njëra nga modelet më të kërkuara gjermane dhe duke parë format e saj të jashtëzakonshme të trupit dhe një pamje përrallore, menjëherë e kemi të qartë se pse është e tillë. Hana me sukses e ka zëvendësuar supermodelen e famshme gjermane Heidi Klum në botën e modelimit në Gjermani.
Ajo ishte radhitur e treta në garën “Germany Top Model” dhe tashmë ka krijuar një karrierë mahnitëse të modelimit. Ka punuar për disa nga emrat më të mëdhenj të modës dhe stilit, por specialiteti i saj janë prezantimi i koleksioneve të veshjeve intime. Por, ajo nuk dëshiron të ndalet vetëm në modelim, pasi qëllimi i saj është të dëshmohet edhe si aktore dhe në këtë drejtim e ka edhe përkrahjen e të dashurit të saj multimilioner Russell Simmons.
Por ajo që nuk përshtatet në këtë lidhje, është fakti se Russell është gati 30 vjet më i moshuar se ajo dhe nuk posedon kurrfarë bukurie, por duket se milionat ia kanë pushtuar mendjen dhe zemrën kësaj bukurosheje, e cila kudo që shihet me të dashurin e saj, duket vërtet e disponuar dhe e dashuruar. Si do që të jetë, ajo vërtetë meriton të jetë në majat e botës së modelimit.
Add new comment