Eva Mendes: “Jam shumë e lodhur”

Postuar në 26 Nëntor, 2014 17:18

Eva Mendes ka zbuluar jetën e saj të re si nënë pasi gjashtë javë më parë lindi një vajzë me aktorin Ryan Gosling.

40-vjeçarja tha për ‘Violet Grey’ se është shumë e lodhur nga netët e gjata pa gjumë. Aktorja hollivudiane, ndryshe nga koleget e saj, nuk ka punësuar një dado dhe po merret vetë me vogëlushen Esmeralda Amada.

“Jam shumë e lodhur. Për momentin nuk kam punësuar dado, por jam e hapur për një mundësi të tillë në të ardhmen”, deklaroi partnerja e Ryan Gosling.

Mendes shpjegoi edhe pse zgjodhën emrin Esmeralda për vajzën e tyre të parë: “Unë dhe Ryan e dashurojmë shumë personazhin nga romani i Victor Hugo dhe mendojmë se është një emër shumë i bukur.”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.