Një fëmijë 6 kilogram ka lindur në Kolorado, duke i çuditur të gjithë.

Një nënë shtatzënë e cila mendoi se ishte në pritje të një fëmijë të vogël, ka lindur një vajzë që peshonte plot 6.3 kilogram.
Alisha Hernandez nga Alamosa në Kolordon jugore lindi të hënën vajzën e saj Mia Yasmin Garcia, me prerje cezariane në Spitalin e Luginës San Luis.
Por zonja Hernandez dhe mamitë që e ndihmuan të lindë, u çuditën kur panë vajzën e shëndoshë që peshonte shumë më shumë se sa pritej.
Babai i saj Francisco Garcia tha se: " të gjithë janë të tronditur duke parë një fëmijë të tillë. Edhe në spital ata ishin të gjithë “Uauu”! Ata hapën sytë, pasi kurrë nuk kishin parë një fëmijë të tillë”.
Add new comment