Futbollisti i Partizanit: E vërteta e lidhjes me Marinën

Reagon mbrojtësi i Partizanit pas lajmit se ai dhe prezantuesja e njohur janë bashkë.
Ka vetëm pesë muaj që është bërë pjesë e ekipit të Partizanit dhe menjëherë kanë filluar thashethemet në lidhje me jetën private të tij. Ardian Cuculi, 27-vjeçari nga Kërçova e Maqedonisë, ka rënë pre e lajmeve rozë në lidhje me një thashethem sa i përket romancës së tij me moderatoren e njohur, Marina Vjollca. Lajmi i publikuar në një portal onlinë thotë kështu: ‘’Marina Vjollca është në lidhje me futbollistin e Partizanit, Ardian Cuculi. Ky çift është i dashuruar prej 7 muajsh dhe mbrëmjen e 9 dhjetorit e kanë bërë publike lidhjen e tyre. Mbrëmë Marina Vjollca ka qenë e pranishme në derbin e qytetit mes Partizanit dhe Tiranës, derb i cili u zhvillua në stadiumin ‘Qemal Stafa’’’
Add new comment