Valeria Marini vjen në Tiranë

Bukuroshja e ekranit italian Valeria Marini mbërrin sot në Tiranë.
Bukuroshja e ekranit italian Valeria Marini mbërrin në Tiranë, për të marrë pjesë në spektaklin e së hënës 15 dhjetor, të “Dancing With The Stars Albania” edicioni i pestë në Vizion+.
Valeria Marini, showgirl-i italian, ka konfirmuar pjesëmarrjen në shou-n e javës që vjen si e ftuar speciale. Artistja e famshme, përveç një surprize të bukur në performancë, do të gjykojë gjithashtu VIP-at e mbetur në konkurrim.
Valeria Marini, sot 47 vjeçe, vite më parë ishte një emër i suksesshëm në botën italiane të filmit. Por vitet e fundit ajo gjithnjë e më pak është e pranishme.
Valeria Marini ka lindur në Romë me 1967 por e rritur në Cagliari, Sardenja, vendin e origjinës të prindërve të saj, paraqitja e parë kinematografike e Valerias eshte në 1987 në filmin Cronaca Nera. Pas kësaj ajo bëri debutimin e saj në teatër me komedine “I ragazzi irresistibili”, në vitin 1991. Në vitin 1992 ajo debutoi në televizion me shfaqjen “Luna di Miele”. Ishte pikerisht ky program ku ajo do te terhiqte vemendjen e regjisorit Pierfrancesco Pingitore, i cili e perzgjodhi për të zëvendësuar Pamela Prati në “Spectaculars Bagaglino”,serial i pervitshem teatral i transformuar ne nje variete televizive. Ajo merr pjese ne seri te ndryshme si “Bucce di banane”, “Champagne”, “Rose Rosse”, “Viva le Italiane”, “Miconsenta”,”Barbecue”.
Pas këtyre performancave, fama e saj u rrit në Itali; në 1997 ajo u përzgjodh për të prezantuar Festivalin e Sanremos ne krah te Mike Bongiorno dhe Piero Chiambretti.
Add new comment