Cyrus i jep shuplakën kritikëve: Mbeta shtatzënë dhe shkova në rehabilitim

Thashethemeve për një shtatzëni, Miley Cyrus i është kundërpërgjigjur me ironi. Kjo lidhet me mungesën e saj në rrjetet sociale, e ndërsa këngëtarja nuk ka ndjenjur ne heshtje duke i dhënë një tjetër shuplakë të gjithë kritikëve.
Pas daljes së revistës Life & Style me këngëtaren 22-vjeçare në kopertinë dhe me titull “Terrori i Miley-t, shtatzënë dhe e detyruar në rehabilitim”, ajo ka vendosur të ironizojë.
Në një postim në profilin e saj në Instagram, Miley ka thene: "Këto tre ditë nuk kam qenë aktive në Instagram, mbeta shtatzënë dhe shkova në rehabilitim.
Unë kam qëne shumë e zënë. Më vjen keq, e di se sa shumë i'u kanë munguar postimet e mia", ka shkruar këngëtarja. Reagimi i saj pason pas shumë zërave se ajo është shtatzënë me të dashurin e saj më të ri.
Add new comment