Naked City
Kanye West shpenzon 74 mijë dollarë për princeshën e tij
Rreperi amerikan Kanye West ka shpenzuar 74 mijë dollarë për ate që quan Princesha e tij. Bëhet fjalë për të bijën North West. 62 mijë dollarë babai i devotshëm i shpenzoi për një dhuratë me gurë diamanti (e cila ende nuk dihet saktësisht se cfarë është) ndërsa 12 mijë të tjerë për një lodër.
Rita Ora ndahet nga i dashuri prej gjashtë muajsh
Sipas një burimi Rita Ora i ka dhënë fund romancën me Ricky, të dashurin prej gjashtë muajsh. Njësoj si marrëdhëniet pararardhëse, edhe këtë here arsyeja ishte e njëjtën, koha në dispozicion. Informatori ka raportuar :”Rita ishte shumë e zënë , duke udhëtuar nga njëri vend në tjetrin. Pra nuk kishte kohë të mjaftueshme për të kaluar me Ricky, dhe pjesën më të madhe të kohës ata qëndruan larg njëri-tjetrit. ”
Trajneri vërteton aftësitë e Ashton Kutcher në jiu-jitsu
Ashton Kutcher është një ndër më të mirët në sportin e jiu jitsu (artet marciale ). Këtë e ka pohuar në intervistën e fundit trajneri i tij personal Rigan Machado. Ai i ka dhënë Ashton rripin lejla, dhe të gjithë ata që nuk ishin dakord me këtë vendim të trajnerit menduan që kjo ndodhi për shkak të pozicionit të Ashton në Hollwyood, por Rigan, rrefen se kjo nuk është e vërtetë.
Zbuloni arsyen përse Cameron Diaz urren veten
E palodhur si gjithnjë, Cameron Diaz vazhdon që të promovojë filmin e ri ‘Annie’ thuajse kudo. Këtë herë ajo është shfaqur në një tjetër intervistë, ku është përqëndruar kryesisht tek roli i saj, i cili e detyroi në një farë mënyre të këndonte. Ndonëse ajo është adhuruese e muzikës, e quan veten fatkeqe për faktin se nuk është e talentuar në kete fushe.
Nicki Minaj bëhet imazhi i Roberto Cavalli
Nuk po mjaftohet vetëm me suksesin që po korr në muzikë, apo çmimet e shumta që fiton si një ndër artistet më të mira të rrymës muzikore hip hop, por Nicki Minaj po eksperimenton edhe me modelingun. Këngëtarja mësohet të ketë pozuar për markën e njohur Roberto Cavalli, ajo është imazhi i koleksionit të ri të veshjeve pranverë verë 2015.
Shuhet ylli italian Virna Lisi 78-vjeç
Është ndarë nga jeta në moshën 78 vjecare një prej ikonave të bukurisë italiane, Virna Lisi. Aktorja fillimisht është bërë e famshme për paraqitjen e saj të jashtme në vitet ’60 kur ishte ende shumë e re, dhe më pas e kemi parë të qëndrojë pranë yjeve me famë globale si Frank Sinatra në 1966. Virna Lisi korri sukses të padiskutueshëm në Hollywood pas pjesëmarrjes në filmin ‘Si të vrasësh gruan tënde. ’ Ishte një nga emrat më me peshë në kinemanë Europiane, madje në 1994 ajo fitoi trofeun aktorja më e mirë në festivalin e filmit në Kanë.
Selena Gomez ishte e vetmja që qante në ditëlindjen e Taylor Swift
Selena Gomez e kemi parë shumë të qeshur në fotot që Taylor postoi në Instagram , por një burim ka pohuar se ajo ka qarë për një pjesë të mire të kohës, dhe arsyeja mbante vetëm një emër… Justin Bieber. Mbase ajo nuk ishte dita e duhur dhe as moment i duhur por Selena la pas Beyonce, Jay Z, Sam Smith, Taylor Swift për të qarë në tarracën e shtëpisë.
Ajo thoshte me zë të lartë se askush nuk e kuptonte madje as i dashuri i saj, dhe Selena ishte motivi përse Taylor nuk u argëtua aq sa pritej. Sidoqoftë ajo i qëndroi pranë mikes së ngushtë prej vitesh.
Fansi ekstrem i Kim Kardashian, ‘shkatërron’ fytyrën dhe reputacionin për t`i ngjarë asaj
Ky është djali 23-vjecar i quajtur Jordan James Parker i cili dëshiron që të jetë Kim Kardashian numër dy. Ai ka shpenzuar rreth 150 mijë dollarë, për produkte kozmetike, botoks në zonën e buzëve dhe lazer për të hequr të gjitha flokët. Ai ka dhënë një intervistë për gazetën ‘The Sun’ ku pohoi :”Më pëlqen gjithcka që ka Kim. Ajo është femra më e bukur që ka ekzistuar ndonjëherë. Lëkura e saj është perfekte, flokët po ashtu, gjithcka që Kim ka. Unë qesh kur të tjerët përpiqen që të më ofendojnë. ”
Bashkëshorti i Mel B rrefen çfarë ka ndodhur në të vërtetë
Pas kaq shumë ditësh që lexojmë për të , ‘krimet e tij’ dhe dhunën fizike që ushtron drejt personave perreth madje dhe ndaj ish partneres, Stephen Belafonte është shfaqur për të dhënë një intervistë.Ndonëse ai siguron se nuk i intereson cfarë thuhet për të, Stephen po kujdeset të ruajë imazhin e tij në mënyrë që kjo të mos ndikojë në reputacionin si producent.
Këto janë 10 personazhet më trend të vitit 2014
Ka patur persona të shumtë të cilët janë përpjekur që këtë vit të sjellin përpara nesh trende të reja, tendecat më të fundit të modës dhe përse jo, stilin e tyre personal të të veshurit ta përcjellin tek publiku.
Kjo është lista e atyre që e kanë arritur këtë gjë
1. Jennifer Lopez
2. Kate Middleton
3. Beyoncé
4. Angelina Jolie
5. Michelle Obama
6. Gwen Stefani
7. Rihanna
8. Victoria Beckham/Katy Perry
9. Jessica Alba/Sarah Jessica Parker
10. Kim Kardashian