Iggy Azalea zbulon keqtrajtimet nga ish i dashuri

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 10:37

Mund të jetë bërë e famshme dhe e pasur por Iggy Azalea vazhdon që të kete një problem madhor, dhe ai është ish partneri Williams. Këngëtarja e ka hedhur në gjyq muajin shtator pasi ai e kërcënoi se do t`i shkatërronte karrierën muzikore duke publikuar një video intime që ata kishin rregjistruar. Ndërsa tani zbulohen disa nga argumentet që Iggy ka shkruar në fletën e  padisë së saj , duke i kërkuar me shumë ngulm gjykatës të marr masa në mënyrë të menjëhershme.

 

Iggy shkruan :”Unë dua që të gjithë të dinë që puna ime është unike dhe unë e bëj me pasion, pa u bazuar në muzikën e askujt. Ai ka vjedhur nga kopjuteri im disa demo që i kisha rregjistruar në vitet 2007-2008 atëherë kur isha ende 18-vjeç. Faktikisht ato janë të këngëtarëve të tjerë, dhe ai do t`i demostrojë publikut që unë i kam kopjuar, në fakt thjeshtë po ushtrohesha për tu bërë më e aftë sot. Kur erdha nga Australia në Texas, njoha Williams dhe ai më premtoi që do të më bënte një këngëtare të njohur.”

 

Këngëtarja shton :”Isha naive dhe i besova, më kërkoi që të shpërngulesha në apartamentin e tij dhe e bëra, por gjithcka ndryshoi. Williams më keqtrajtonte, më ofendoi dhe u bë shumë agresiv ”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.