Kristen Stewart trishtohet për bashkëjetesën me Robert Pattinson ?

Aktorja Kristen Stewart është parë në publik e merzitur pasi mori vesh lajmin se ish - partneri Robert Pattinson dhe e dashura prej 3 muajsh, Tahlia Barnett, po jetojnë bashkë. Duhet të ketë qenë shokuese për Kristen, e cila sipas personave pranë dukej e hutuar. Ndonëse edhe ajo edhe Robert kanë mohuar se vazhdojnë të ndjejnë dicka për njëri-tjetrin, thuajse askush nuk i beson , dhe kjo për një arsyje të thjeshtë. Cifti kanë tentuar të ndahen shpesh por nuk e kanë arritur .
Përsa i përket Tahlias ajo është një vajzë e talentuar në kërcim dhe muzikë, por suksesin më të madh e korri kur u bë partnerja e Robert Pattinson, deri atëherë ajo kishte qëndruar në hije. Thuhet se ajo është zhvendosur në shtëpinë e Robert, dhe lidhja e tyre është serioze.
Add new comment