Calvin Harris, DJ që po kthehet në një model
Është shpallur për të dytin vit radhazi Dj më i paguar në botë, duke lënë pas David Guetten, Avicii, dhe thuajse të fundit në radhë Tieston. Jemi mësuar ta shohim në një skenë të errët ku të luajë muzikë, por zakonisht preferon që të mos tregojë fytyrën e tij, ndërsa tani te gjithë adhuruesit e Calvin Harris, kanë mundësinë ta shohin në tërësi, pas Po-së që I tha markës Armani. Ai është imazhi i koleksionit të ri të veshjeve, dhe për këtë ka realizuar një set fotografik.
Fotografët ndër të tjera kanë preferuar që puna e tyre të shfaqet perpara nesh bardh e zi . Cudia qëndron në faktin se si ndryshoi 30-vjecari Calvin Harris, duke u kthyer nga një djalë të thjeshtë, brun, me flokë disi të gjata, në një person kaq tërheqës ? Në të kaluarën Dj Skocez, nuk i kushtonte rëndësinë e duhur paraqitjes së jashtme, ndryshe nga vitet e fundit, kur ai është bërë edhe më popullor, e i dashur nga publiku.
Ky mund të jetë një ndër rastet më të rralla, ku një Dj, kthehet në një model. Por mbase Calvin Harris duhet ta marr më seriozisht këtë punë, që tani ai ka sukses.
Add new comment