Tashmë e konfirmuar, Justin Timberlake do të bëhet baba së shpejti

Postuar në 17 Dhjetor, 2014 10:18

Në rast se deri dje kishim dyshime rreth shtatëzanisë së Jessica Biel tashmë ky lajm është konfirmuar. Aktorja dhe bashkëshorti Justin Timberlake janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Rreth këtij lajmi kaq të gëzueshëm ka folur miku i ngushtë i krijuesit të hitit ‘What Goes Around.. Comes Around’. Duke dashur të mos jap detaje Joey tha :”Ata janë në pritje të një fëmije. Justin ma ka treguar këtë muaj më parë, dhe e kam mbajtur gojën mbyllur. Por tani mund të flas lirshëm për këtë temë.”

 

Përsa i përketë vlerësimit që Joey ka për mikun e tij Justin Timberlake dhe Jessica Biel , ai shtoi :”Do të jenë dy prindër të shkëlqyer. Jessica është e mrekullueshme, ndërsa Justin , pavarësisht viteve që kanë kaluar vazhdon që të mbetet një fëmijë në zemër.” Kujtojmë se cifti janë martuar vitin 2012, dhe kanë marrë dy vite në dispozicion për tu menduar se kur është momenti I përshtatshëm  krijojnë familje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.