Ekstremi i Sofia Vergarës për t’u dukur gjithnjë e re dhe e bukur

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 11:13

Sofia Vergara është një ndër femrat më të bukura në botë, dhe rrjedhimisht frikësohet kur bëhet fjalë për vitet që kalojnë. Sofia nuk dëshiron të plaket dhe këtë e pohoi për të disatën herë në një intervistë që ka dhënë së fundmi. ‘Nuk dua të plakem’ shton aktorja ‘në rast se ju më thoni që të aplikoj cimento në zonën poshtë syve të mi, ju siguroj që do ta bëj, vetëm e vetëm që te mos dukem e vjetër.’

 

Më pas ajo vijoi :”Rinia i bën të gjithë të duken më të bukur. Unë dua të mbetem kështu e tillë.” Kujtojmë se Sofia Vergara është martuar në moshën 18-vjecare ndërsa në vitin 1993 u divorcua. Nga kjo martesë ajo ka dhe një djalë të quajtur Manolo. Për publikun fillimisht ky lajm ka tingëlluar I pabesueshëm, se si një femër e tillë mund të jetë nënë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.