Chris Brown punon gjashtë orë në ditë në shërbim të komunitetit ‘prej Rihannës’

Chris Brown vetëm pak kohë përpara se të përmbushë dënimin e tij po punon më forte se asnjëherë tjetër.Çështja e tij e cila ka nisur rreth gjashtë vite më parë ende nuk është mbyllur. Bëhet fjalë për lajmin i cili bëri bujë në të gjithë botën, ku këngëtari dhunoi fizikisht, ish të dashurën e famshme Rihanna. Sipas redaksisë së lajmeve TMZ, gjashtë javët e fundit ai ka shpenzuar gjashtë orë në ditë duke punuar për komunitetin, sepse kështu vendosi gjykata, derisa të plotësojë nje mijë orë punë.
Ndërsa kujtojmë një intervistë që ka dhënë pak më parë për ‘Billboard’, ku këngëtari tha :”Sado që të përpiqesh te bësh dicka të mirë, njerëzit do të vazhdojnë që të të përmendin anët negative të tuat, për të cilat janë informuar në te kaluarën, për gabimet e kryera. Megjithatë për sa kohë ti ke një qëllim dhe mban kokën lartë, nuk ka rëndësi se çfarë thonë të tjerët.”
Add new comment