Ish partneri i Nicki Minaj në prag të vetëvrasjes

Postuar në 19 Dhjetor, 2014 11:03

Ish partneri i këngëtares Nicki Minaj , i ka thënë miqve të tij që po mendon t`i jap fund jetës. Safare Samuels po e vuan jashtëzakonisht humbjen e të dashurës prej 12 vitesh , në ndryshim nga kjo e fundit. Sipas personave pranë tij , Safare kalon dite të tëra i mbyllur në një dhomë duke konsumuar mariuanë, tani ai i ka thënë se po mendon që të mos jetojë më, sepse nuk mund ta përballojë humbjen e Nicki Minaj.

 

Safare gjithashtu është i bindur se nuk mund të bëjë asgjë për të fituar këngëtaren sepse ajo është e lidhur me Mëk Mill, madje ishte ky i fundit personi përgjegjës që përhapi thashetheme se Safare kishte tradhëtuar Nickin. Kujtojmë se për t`i demostruar ate që ndjente 32-vjecares, Safare kishte gdhendur dy tatuazhe në kraharor, fillimisht portretin e Nicki Minaj dhe më pas emrin e saj, por tashmë i ka mbuluar të dyja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.