Mariah Carey nuk vë gjumë në sy nga stresi. Këngëtarja ndihet e shkatërruar

Mariah Carey e ka të pamundur që të vërë gjum në sy. 44-vjecarja është e shkatërruar emocionalisht prej ndarjes nga Nick Cannon, thotë një burim për US Weekly. Megjithatë problem i saj më i madh është se ende nuk mund të heq nga mendja dëshirën për një familje të lumtur, dicka që nuk mund ta ketë.
Informatori tha :”Mariah e ka të pamundur që të flejë. Gjendja e saj shpirtërore vazhdon që të jetë e ngatërruar.Mbi të gjitha ndjen zemërim ndaj Nick të cilin e sheh shpresh të qëndrojë pranë vajzave të reja dhe të bukura. Këto foto shfaqen kudo në gazeta apo revista. Megjithatë ajo ende nuk ka ndërmend të dorëzohet, Mariah do të vazhdojë të mendojë reth një familje të lumtur.” Kutjojmë se divorci nga Nick Cannon, i ka shkaktuar asaj probleme edhe në karrierën muzikore. Mariah humbi një nga performancat më të medha duke lënë në pritje tre orë fansat në kushte të mjerueshme atmosferike, sepse po diskutonte në telefon me avokatin. Ndërsa disa ditë më vonë, filloi të qajë në skenë.
Add new comment