Charlize Theron i thotë ‘PO’ Sean Penn

Parisi, është qyteti i dashurisë, dhe kështu është shpallur vite më parë, por duket se efekti i romanticitetit, e ka prekur aq shumë Sean Penn, duke shtyrë t`i propozojë për fejesë Charlize Theron. Është ky lajmi më i fundit që qarkullon kudo në botë. Aktori i ka kërkuar bukuroshes afrikane të hedhin një hap tjetër në lidhjen e tyre, një hap më të lartë dhe më serioz. Dhe sigurisht një propozimi të tillë Charlize nuk i ka thënë jo. Mbase këtë kërkesë nga ana e Sean Penn, Charlize e ka pritur prej kohësh.
Informatori pranë ciftit ka thënë :”Ai mendooi se duhej të hidhnin një hap tjetër, dhe propozimin Charlize ai ja bëri në Paris. Nuk ka unazë, por ata janë fejuar.” Mbase kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për aktoren për të krijuar një familje, duke qenë se prej pak vitesh është dhe nëna e djalit që ka adoptuar Jackson.
Add new comment