Victoria Beckham:’Bashkë me vajzën dhe qenin, rregullojmë thonjtë gjatë pasdites’

Postuar në 29 Dhjetor, 2014 11:00

Njihet si një ndër femrat më te përkushtuara ndaj punës në botën e show biz, por njëkohësisht një person që kujdeset për familjen dhe lukun. Victoria Beckham, duket se dëshirën të t’u shfaqur gjithnjë e bukur kudo që shkel, po ja trashëgon dhe të bijës Harper e cila është vetëm tre vjec. Në intervistën e radhës për prestigjozen ‘Vogue’, Victoria thotë se ajo dhe Harper, shkojnë për të rregulluar thonjtë.

 

Dizenjatorja, dhe njëkohësisht ish-anëtarja e grupit ‘Spice Girls’ shprehet:”Harper dhe unë shkojmë gjithnjë në sallone bukurie, për të rregulluar thonjë, por më së shumti preferojmë pasditen. Ndërsa kur jemi në Los Angelos, marrim edhe qenin tonë, për t`i bërë nje trajtim special pedikyri.” Fillimisht kjo ka tingëlluar disi e pavërtetë, duke qenë se Victoria gjithë ditën e kalon duke punuar në zyrë, megjithatë përkushtimi ndaj familjes nuk ka munguar asnjëherë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.