Ish i fejuari i Sofia Vergarës uron aktoren për fejesën e re

Është konfirmuar më në fund dhe fejesa e Sofia Vergarës me Joe Mangianellon. Vetëm pak muaj më parë, aktorja kolumbiane i dha fund fejesës me biznesmenin Nick Loeb, për të krijuar një romance me aktorin Joe Mangianello. Dhe pas një lidhje prej vetëm gjashtë muajsh, cifti kurorëzuan dashurinë e tyrë. Ka qenë pikërisht dita e Krishtlindjeve, momenti i përshtatshëm për Joe, i cili i propozoi partneres së tij të famshme. Lajmi se cifti janë fejuar fillimisht lindi si një thashethem, por ish i fejuari i Sofias, Nick e ka konfirmuar.
Në një intervistë të dhënë ai u shpreh :”Pavarësisht gjithckaje, ajo e meriton lumturinë. Ajo është e bukur, dhe e mrekullueshme, Sofia meriton që dikush ta dojë. Mbi të gjitha uroj që të ketë gjetur atë lumturi, që vetëm dashuria e vërtetë të dhuron.”
Add new comment