Urohet dhe kritikohet Rita Ora

Kritikat e shumta ndaj këngëtares shqipëtare Rita Ora, për rolin e saj në filmin që pritet të publikohet vitin e ardhshëm ’50 hijet e Greit’ vazhdojnë. Së fundmi krijuesja e hitit ‘Black Widow’ ka postuar një foto ku shfaqet posteri i saj , dhe mbi të shkruan:’Më pëlqen kjo.’Ndonëse shumë fansa e kanë pritur mirë të tjerë, kanë shprehur zhgënjim , ndërsa disa prej tyre nuk kanë kursyer as ofendimet, për shqipëtaren.
Përsa i përketë komplimenteve , fansat dhe ndjekësit e saj shkruajë se janë të lumtur që ajo është pjesë e këtij filmi, madje prania e zonjushë Orës, e bën edhe më interesante këtë film. Megjithatë përsa i përketë komenteve negative, ndjekësit e Ritës thonë se ajo ngjan shumë e madhe për këtë rol, dhe se është një zgjedhje e pamend e regjizorëve, kurse një tjetër që ende nuk di se sa ka dhënë nga vetja këngëtarja, thotë se performanca e saj në këtë film është dicka e lirë.
Add new comment