Naked City
Ylli i filmit ’Frozen’, finalizon divorcin e tejzgjatur
Më në fund Idina Menzel dhe Taye Diggs kanë finalizuar divorcin e tejzgjatur. Redaksia e lajmeve TMZ, e ka bërë publik këtë lajm kaq clirues për këngëtaren e filmit të animuar ‘Frozen’. Martesa e tyre zgjati për një dekadë për të përfunduar vitin 2013. Kujtojmë se ata e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre Janarin e 2003 dhe njëkohësisht janë prindërit e një djali. Walker Nathaniel Diggs erdhi në jetë Shtatorin e vitit 2009.
Ariana Grande zbulon të vërtetën e jetës së saj intime
Ishin përhapur fjalë se Ariana Grande dhe Big Sean ishin ndarë. Motivet ishin ende të paditura për ne, por ka qënë një burim ai që tha:’Ata nuk flasin më, Ariana ka humbur besimin tek ai dhe nuk dëshiron të dijë asgjë për të. Përpara disa ditësh Big Sean i vdiq gjyshja dhe ajo as që dënjoi t’i telefononte për ta ngushëluar. ’ Megjithatë përfaqësuesi i këngëtares hodhi poshtë hipotezat duke i cilësuar fjalët e thëna më larte si ‘absolutisht të paverteta’. Ariana Grande dhe 25-vjecari Big Sean vazhdojnë të lumtur lidhjen e tyre.
Jennifer Lopez: ’Më dukej sikur do të vdisja pa Mark Anthony’
Në dokumentarin e rradhës të HBO, Jennifer Lopez ka folur për fundin e dhimbshëm të martesës së saj dhe të Mark Anthony. E përlotur dhe e shkatërruar emocionalisht Jennifer përshkruan ndjenjat e hollësishme në prag të divorcit: ‘Më kujtohet që isha në një set, në dhomën e zhveshjes dhe me dukej sikur nuk do të kisha forcë të zgjohesha nesër në mëngjes dhe nuk ka dhimbje më të madhe se kjo.Nuk ka dhimbje ose dështim më të tmerrshëm se një divorc.’
Angelina Jolie martesa e bën të ndihet 'ndryshe'
Lidhja e tyre ka nisur që nga bashkëpunimi i parë, filmi ‘Mr and Mrs Smith’. Është e kuptueshme që po flasim per Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Së fundmi aktorja ka dhënë një intervistë ku sërish është fokusuar jo vetëm tek jeta familjare por dhe tek martesa me Brad. Ajo tha : ‘Ishte një moment i adhurueshëm , sepse nuk mungonte asgjë dhe të gjithë ndiheshim të plotësuar. Ishte ajo që kishim ëndërruar prej kohësh. Dëshironim që të rikrijonim një ndjenjë të thelle për njëri-tjetrin dhe këtë donim a festonim duke u bashkuar me fëmijët tanë.’
Gwyneth Paltrow zbulon si kthehu në ‘miqësi’ martesën e dështuar
Jo vetëm ndarja më e bujshme në botë por edhe më ‘miqësorja’ në Hollywood,flasim për Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin. Së fundmi aktorja e tërhequr nga ky profesion (për pak kohë) ka zbuluar se si ka arritur ta kthejë në miqësi martesën e dështuar. Në intervistë ajo tha: ‘Ne kemi punuar jashtëzakonisht fortë për të arritur në këtë pikë. Mendoj se lidhja jonë është në fazën që ishte destinuar të përfundonte. Nuk mund të ishim bashkëshortë, fati ynë ishte miqësia.’
Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger vendosën ta festojnë Vitin e Ri në këtë mënyrë!
Një darkë e qetë dhe romantike... Kjo ishte mënyra perfekte dhe modeste që Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger preferuan të kalonin momentet e ndërrimit te viteve. Nuk ka patur detaje nga mediat, artikujt apo fotot e shkrepura nga paparazët që qëndrojnë pas tyre gjatë gjithë kohës. Ishin vetëm tre foto të përmbledhura në një, të cilat na informuan për ‘festën’ e tyre. Këto janë ambjentet e një restoranti ne New York të paidentifikuar për momentin.
Këto janë disa fakte interesante rreth dashurisë
1. Meshkujt janë më dashuruar se femrat. U mjaftojnë vetëm 3 takime. Ndërkaq femrat kanë nevojë për më shumë se 14 takime.
2. Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë.
3. Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4.000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit.
4. Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike.
Ja çfarë u përpoq të sqaronte Kim Kardashian, përpara se të vinte 2015
Një nga femrat më të bukura në botë, përpara se të shënohej ndërrimi i viteve, ka postuar statuse në twitter, ku sqaroi disa gjëra përsa i përketë marrëdhënies me bashkëshortin. Kemi dëgjuar të flitet shpesh se martesa e tyre është në prag të përfundimit madje ajo mendohet të ketë diskutuar dhe me një avokat, për divorc. Në publikimin e fundit, zonja Kardashian-West shkruan :”Martesa ime dhe e Kanye nuk po përfundon. Ne vazhdojmë të jemi të fiksuar pas njëri tjetrit. Dicka të fundit, nuk jam shtatëzanë”
Kanye West publikon hitin e ri dedikuar North
Rreperi i njohur Kanye West sapo ka publikuar këngën e tij hit, të titulluar ‘Only One’, dedikuar të bijës një vjecare, North West (ose sic e përkthejmë në shqip emrin e saj Veri Perëndimi). Kjo është një baladë, e cila ndonëse shquhet për një kualitet bashkëkohor, ka të pranishme me auto-tune, një program që ndihmon këngëtarët të perfeksionojnë zërin e tyre.