Angelina Jolie martesa e bën të ndihet 'ndryshe'

Postuar në 02 Janar, 2015 12:02

Lidhja e tyre ka nisur që nga bashkëpunimi i parë, filmi ‘Mr and Mrs Smith’. Është e kuptueshme që po flasim per Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Së fundmi aktorja ka dhënë një intervistë ku sërish është fokusuar jo vetëm tek jeta familjare por dhe tek martesa me Brad. Ajo tha : ‘Ishte një moment i adhurueshëm , sepse nuk mungonte asgjë dhe të gjithë ndiheshim të plotësuar. Ishte ajo që kishim ëndërruar prej kohësh. Dëshironim që të rikrijonim një ndjenjë të thelle për njëri-tjetrin dhe këtë donim a festonim duke u bashkuar me fëmijët tanë.’

 

Pavarësisht se ata janë cift prej thuajse nje dekade , Angelina e ndjen ndryshimin e të qenurit një bashkëshorte. Aktorja Hollywoodiane shtoi : ‘Ndihem ndryshe kur e quaj Brad ‘bashkëshorti im’, ose kur ai më quan mua ‘bashkëshortja ime’, është një moment i ngrohtë për të dy ne.’

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.