Ylli i filmit ’Frozen’, finalizon divorcin e tejzgjatur
Më në fund Idina Menzel dhe Taye Diggs kanë finalizuar divorcin e tejzgjatur. Redaksia e lajmeve TMZ, e ka bërë publik këtë lajm kaq clirues për këngëtaren e filmit të animuar ‘Frozen’. Martesa e tyre zgjati për një dekadë për të përfunduar vitin 2013. Kujtojmë se ata e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre Janarin e 2003 dhe njëkohësisht janë prindërit e një djali. Walker Nathaniel Diggs erdhi në jetë Shtatorin e vitit 2009.
Add new comment