Jennifer Lopez: ’Më dukej sikur do të vdisja pa Mark Anthony’
Në dokumentarin e rradhës të HBO, Jennifer Lopez ka folur për fundin e dhimbshëm të martesës së saj dhe të Mark Anthony. E përlotur dhe e shkatërruar emocionalisht Jennifer përshkruan ndjenjat e hollësishme në prag të divorcit: ‘Më kujtohet që isha në një set, në dhomën e zhveshjes dhe me dukej sikur nuk do të kisha forcë të zgjohesha nesër në mëngjes dhe nuk ka dhimbje më të madhe se kjo.Nuk ka dhimbje ose dështim më të tmerrshëm se një divorc.’
Më pas krijuesja e hitit ‘On The Floor’ pohoi: ‘Ajo shpresë, ajo ëndërr, ajo legjendë nuk egziston më. Shkatërron cdo pjesë tënden dhe ti ndihesh sikur do të vdesësh. Ndihesh sikur ke dështuar, sikur nuk ka rëndësi se sa shumë që je përpjekur thjeshtë marrëdhënia nuk funksionoi.’ 45-vjecarja me fame globale tentoi të na bënte të kuptonim se vështirësia më e madhe në gjendjen e saj shpirtërore dhe mendore ishte se si do ta përballonin dy binjakët, Max dhe Emme. ‘Kjo nuk ishte ëndrra ime’ vazhdon Jennifer Lopez ‘Ëndrra ime ishte që të gjithë të qëndronim bashkë përgjithmonë. Askush nuk do të dëshironte të ndante një familje.’ Është e kuptueshme se dy fëmijët e kanë vuajtur më shumë se gjithcka ‘humbjen’ e babait te tyre ndonëse Jennifer asnjëherë nuk e ka mohuar.
Add new comment