Gwyneth Paltrow zbulon si kthehu në ‘miqësi’ martesën e dështuar

Jo vetëm ndarja më e bujshme në botë por edhe më ‘miqësorja’ në Hollywood,flasim për Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin. Së fundmi aktorja e tërhequr nga ky profesion (për pak kohë) ka zbuluar se si ka arritur ta kthejë në miqësi martesën e dështuar. Në intervistë ajo tha: ‘Ne kemi punuar jashtëzakonisht fortë për të arritur në këtë pikë. Mendoj se lidhja jonë është në fazën që ishte destinuar të përfundonte. Nuk mund të ishim bashkëshortë, fati ynë ishte miqësia.’
Teksa insistonte se ndarja e saj dhe e Chris Martin nuk ishte një ngjarje dramatike, aktorja vijoi:’Unë e kam ndërtuar jetën në këtë mënyrë, duke u përpjekur të jem gjithcka që njerëzit dëshirojnë që unë te jem, por nuk mund ta bëja dot më. Më dukej sikur nuk më lejohej të kisha edhe unë nevoja, tashmë jam fokusuar vetëm që të provoj vlerat e mia si individ.’
Add new comment