Naked City
FOTOGALERI:Vila mega-luksoze në Bora Bora ku Lindsay Lohan pagoi 70 mije $ për një javë
Nicki Minaj rrëfen te shkruarën si kamarjere, ku vidhte ushqim
Tani mund të jetë një nga femra të më popullore në botë, vlerësuar për talentin që ka në muzikë, megjithatë Nicki Minaj dikur duhej që të vidhte ushqim sepse nuk kishte rrugë tjetër që të ‘mbushte barkun’. Në një pjesë të dokumentarit të saj , Nicki e daluar për forcën që ka për t’ja dale mbanë thotë:”Kur unë isha një kamarjere duhej që të vidhja bukë, dhe më pas të ushqehesha me të.”
Jennifer Lopez thyen çdo rekord të mundshëm në Las Vegas
Mbrëmjen e vitit të ri ishte njoftuar se Jennifer Lopez do të udhëtonte drejt Las Vegas ku edhe do të perfomonte në ‘Vegas Residency Test’ dhe pasi të këndonte e të kërcente për disa ore, do të shpërblehej me 400 mijë dollarë. Por totali i parashikuar, ndryshoi sa hap e mbyll sytë.
Fushata më e bukur ndonjëherë! Adidas përzgjedh katër yjet më me influencë në botë
Është cilësuar si fushata më e paparë në botë. Marka sportive Adidas ka përzgjedhur katër personat e famshëm që i konsideron si yjet më me influencë në botë. Po flasim për ish futbollistin David Beckham i cili njihet për admirimin që ka ndaj veshjeve të kësaj marke. Njëkohësisht David ka thënë se dëshiron të përqëndrohet tek moda dhe kontakti me këtë industri. E dyta është nderi i kombit shqipëtar Rita Ora.
Djali i Jackie Chan pranon fajin përpara gjykatës dhe merr dënimin e merituar
Jayce Chan, djali i aktorit të njohur kinez Jackie Chan është dënuar me gjashtë muaj burg. Këtë vendim e ka marrë gjykata e Pekinit ku Jayce ka pranuar fajin e tij. Pak muaj më parë atij i janë gjetur më shumë se 100gr mariuanë në shtëpinë e tij në Pekin. Jayce Chan ndodhej atje së bashku me mikun e tij Ko Kai (ky i fundit është një aktor shumë i njohur nga Taivani). Pas ‘gjullurdisë’ së krijuar ata iu nënshtruan analizave përkatëse të cilat rezultuan positive. Në fjalën e tij përpara gjykatës Jayce tha:’Kam dhunuar ligjin, kam bërë dicka të gabuar.
Zbulohet dashuria e ‘paharruar’ e Jennifer Aniston, dhe nuk është Brad Pitt
Në intervistën e fundit, Jennifer Aniston foli për një person që dikur ishte në jetën e saj, por që unda nga jeta më herët sec duhej. Ndërkohë që një burim ka shtjelluar të gjithë historinë e aktores, dhe personi i lartpërmendur është Daniel McDonald, një aktor i Broadway. Cifti nisën lidhjen e tyre shumë të dashuruar, pak kohë përpara se Jennifer të bëhej protagonist në serialin komik ‘Friends’. Për katër vite ata qëndruan të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, duke nisur që nga viti 1990.
Davidi në Firence mban zi për Charlie Hedbo
Jennifer Lopez rikthehet me Casper Smart, nga frika ndaj vetmisë
Jennifer Lopez, mësohet se është kthyer sërish me ish partnerin prej tre vitesh Casper Smart. Një burim ka siguruar se ata kanë festuar bashkë natën e ndërrimit të viteve në Las Vegas, dhe dukej se I janë rikthyer romances së dikurshme.
Ky lajm ka ardhur vetëm pak javë pas intervistës që dha Jennifer Lopez, ku siguroi se i frikësohej shumë vetmisë, dhe mesa duket kjo mund të ketë qenë arsyeja kryesore cifti ndodhen në krahët e njëri-tjetrit.
Lista e aktorëve dhe këngëtarëve që triumfuan në ‘People’s Choice Awards’
Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar dhe evenimenti i shumëpritur nga publiku mbarëbotëror ‘People’s Choice Awards’. Në ndryshim nga ato që shohim thuajse gjithnjë, ky eveniment është disi i vecantë, e kjo për vetë faktin se nuk është i ndarë në cmime që do t`i dorëzohen vetëm këngëtarëve apo vetëm aktorëve, ‘People’s Choice Awards’ i bashkon të dyja. Kjo është lista e artistëve fitues:
FILMI I PREFERUAR
Maleficent
AKTORI I PREFERUAR I NJE FILMI
Robert Downey Jr.
Channing Tatum pohon se nuk di të aktrojë
Është protagonist i filmave më në zë të momentit, si ’Magic Mike’ apo ‘22 Jumps’. Shënon vite në karrierën e tij artistike, por përsëri Channing Tatum, një mashkull i vlerësuar edhe për paraqitjen e tij të jashtme, siguron se nuk di të aktrojë. Pas ‘Magic Mike 2’, sfida e rradhës për aktorin janë përgatitjet, për projektin e ri ‘Foxcatcher’. Në intervistën e dhënë për ‘The Indipendent’ aktori Hollywoodian thotë:”Unë nuk di si ta bëj këtë, nuk di të aktroj për këtë film. Cdo pjesë e re është dicka ndryshe, dhe jemi duke shpresuar që kjo te mos jetë njësoj si të tjerat.”