Naked City
Ja përse Sean Penn quan ‘të çmendur’ lidhjen me femrën më të bukur në botë Charlize Theron
Pas pjesëmarrjes në mbrëmjen Gala që kishte organizuar Sean Penn, është intervistuar por nuk mund të themi se ka dhënë detaje, duke shpjeguar arsyjet. Fillimisht atij i është kërkuar me ngulm të tregojë ndonjë plan që ka për martesën me bukuroshen Charlize Theron, dhe Sean Penn refuzoi. ‘Unë nuk mund të them asgjë me zë të lartë’ shprehet 52-vjecari ‘Me të vërtetë që i urrej njerzit e tjerë që e bëjnë këtë gjë. Nuk mendoj se është e hijshme të flasësh përpara publikut për romancat.’
Gwyneth Paltrow krahas hollësive për çiftin Chris-J.Lawrence, pranon se detyrohet të takohet me Chris Martin
Ajo kaloi dhjetë vite në krahët e rrokerit të njohur Chris Martin dhe për të gjithë tingëlloi i cuditshëm fakti se si Gwyneth Paltrow, u ambjentua menjëherë me romancën e Chris dhe Jennifer Lawrence (e cila mesa duket nuk ka përfunduar ashtu sic u tha). Aktorja ka dhënë një intervistë për here të parë ku ka shpjeguar përse e aprovon lidhjen e Chris me kaq lehtësi. Femra e cilësuar si më elegantja në botë rrefen:”Kush thotë që unë nuk e aprovoj? Përse jo? Ku është problemi këtu? Unë e respektoj Chris si babain e dy fëmijëve të mi.
Publikohen për herë parë momente nga ngjarja në supermarketin e Parisit
Pas vrasjes së të pafajshmëve të gazetës franceze u rendit dhe një tjetër ngjarje tronditëse për Francën, ajo e supermarketit. Janë shkëputur disa momente të filmuara nga kamerat e sigurisë , dhe e para gjë që vihet re të ketë bërë terroristi Amedy Coulibaly është kërkesa e dhunshme për të çmontuar kamerat e sigurisë.
Aktori i veshur më pa gusto! Ju prezantojmë Orlando Bloom dhe ‘thesin e tij’
Pa u menduar dy here dhe me ‘keqardhje’ duhet të pranojmë : Orlando Bloom është aktori i veshur më keq. Kështu është shfaqur ish-bashkëshorti i bukuroshes Miranda Kerr në setin e xhirimeve së fundmi.Orlando, shpresojmë që herën tjetër të mos zgjedhësh për të veshur një thes të tillë.
Një gjest për tu admiruar! Taylor Swift paguan shkollën e fanses së saj
Këngëtarja Taylor Swift njihet si një nga personat me zemrën më të madhe ne botën e show biz, dhe këtë e ka vërtetuar sërish. Krijuesja e hitit ‘Blank Space’ i ka dërguar fanses së saj një cek prej 1989 dollarësh në mënyrë që ajo të paguaje shkollën. Ky veprim e ka lumturuar pafund vajzën e quajtur Rebekah Bortniker, e cila menjëherë realizoi një video falenderuese për Taylor për ta postuar më pas në rrjetet sociale.
Familja Mbretërore më moderne ne botë! Kate, William dhe Harry i bashkohen Twitter
Kate Middleton dhe bashkëshorti i saj Princi William i janë bashkuar rrjetit social Twitter. Ata kanë krijuar profilet e tyre zyrtare, dhe vetëm për një ore numëruam mbi 7 mijë ndjekës. Por çiftin e dashur nga e gjithë bote nuk e ka lënë vetëm Princi Harry. Vëllai i vogël i William ka qenë po aq i suksesshëm sa edhe të lartpërmendurit.
Pra të gjithë ju që keni ndërmend të ndiqni @KateMiddleton, @PrinceWilliam, dhe @PrinceHarry tashmë ata ndodhen në Twitter dhe mund t’i jepni Follow!
Ajo është kështu? Fotografi përshkruan karakterin gazmor të Mbretëreshës Britanike
Fotografi i njohur Britanik Rankin, ka dhënë një intervistë ku ka zbuluan karakterin gazmor të Mbretëreshës Elizabeth. Në vitin 2002 ai ka bashkëpunuar me të për një set fotografik, por asnjëherë nuk është vonë për të folur për gjëra të rëndësishme. 48-vjecari përshkroi Shkëlqesinë e saj si një person shumë të qetë dhe gazmor, teksa shtjellonte disa detaje lidhur me takimin e tyre të parë.
Bar Rafaelli komplimenton Rihannën, që është në një lidhje me ish partnerin e saj
Zakonisht ish të dashurat ndjejnë zili apo inat ndaj partneres aktuale të ish të partnerit të tyre, por ky nuk është rasti i modeles bukuroshe Bar Rafalli. Fakti që dikur ajo ka qenë e dashura e Leo DiCaprios nuk do të thotë se duhet të ndjejë ‘mospëlqim’ ndaj Rihannës , këngëtares që dyshohet të ketë nisur një lidhje me aktorin Hollywoodian. Në intervistën e saj të fundit Bar ka dhënë dhe opinionin personal që kapër Rihannën.
Kelly Clarkson:”Bashkëshorti im largohet me vrap prej meje”
Këngëtarja Kelly Clarkson në intervistën e fundit për radion BBC, ka folur per jeten e saj familjare, duke qenë se nuk është në kulmin e karrierës pasi u bë nënë. Gjithcka po ecën vaj, Kelly është e lumtur por ka një problem… bashkëshorti i saj largohet me vrap nga këngëtarja. Krijuesja e hitit ‘Beacause Of You’ pohon:”Mu desh që të tërhiqesha nga muzika për një kohë të gjatë sepse kisha një shtatëzani të tmerrshme, por tani jam e lumtur që jam nënë. E dua!
Sa shpejt! Rita Ora hedh hapa më serioz në lidhjen e saj me Ricky
U tha se ata janë ndarë fundin e vitit të kaluar për shkak të angazhimeve të shumta në karrierën artistike, por po ndodh e kundërta. Rita Ora dhe Ricky Hil jo vetëm që nuk janë ndarë, ata janë më të bashkuar se kurrë më parë. Nëpërmjet një burimi për gazetën ‘The Sun’ mësohet se cifti kanë nisur që të jetojnë bashkë në shtëpinë e re të shqipëtares në Veri të Londrës.