Kelly Clarkson:”Bashkëshorti im largohet me vrap prej meje”

Postuar në 14 Janar, 2015 05:19

Këngëtarja Kelly Clarkson në intervistën e fundit për radion BBC, ka folur per jeten e saj familjare, duke qenë se nuk është në kulmin e karrierës pasi u bë nënë. Gjithcka po ecën vaj, Kelly është e lumtur por ka një problem… bashkëshorti i saj largohet me vrap nga këngëtarja. Krijuesja  e hitit ‘Beacause Of You’ pohon:”Mu desh që të tërhiqesha nga muzika për një kohë të gjatë sepse kisha një shtatëzani të tmerrshme, por tani jam e lumtur që jam nënë. E dua! E dua këtë rol që kam në jetë , madje e dua aq shumë saqë kërkoj të kem edhe një fëmijë të dytë, por Brandon largohet me vrap prej meje.”

 

Ndërkohë që këngëtarja krahas kohës që ka patur për të shijuar praninë e vajzës së saj të vogël në jetë, ka patur edhe moment ku ka reflektuar dhe është penduar. Kelly shton:”Jam shumë e zemëruar për mënyrën se si isha përpara se të vinte në jetë River Rose.  Kur ke një fëmijë ti shqetësohesh edhe për budallallëqe. Në të kaluarën kam qenë egoiste sepse puna jonë kështu ishte dhe jam penduar për këtë, por më pëlqen vetja tani.”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.