Zbulohet dashuria e ‘paharruar’ e Jennifer Aniston, dhe nuk është Brad Pitt

Postuar në 09 Janar, 2015 07:13

Në intervistën e fundit, Jennifer Aniston foli për një person që dikur ishte në jetën e saj, por që unda nga jeta më herët sec duhej. Ndërkohë që një burim ka shtjelluar të gjithë historinë e aktores, dhe personi i lartpërmendur është Daniel McDonald, një aktor i Broadway. Cifti nisën lidhjen e tyre shumë të dashuruar, pak kohë përpara se Jennifer të bëhej protagonist në serialin komik ‘Friends’. Për katër vite ata qëndruan të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, duke nisur që nga viti 1990. Por karriera artistike e Jennifer filloi të ecte me hapa të shpejtë, kështu që në vitin 1994 ata i dhanë fund, pasi aktores i duhej të udhëtonte drejt Los Angelos ndërsa Daniel qëndroi ne New York për shfaqet e tij në Broadway.

 

Më pas Jennifer Aniston nisi lidhjen me Brad Pitt me të cilin edhe u martua. Por kurorzimi i dashurisë së tyre zgjati shumë pak, e kjo sepse aktori u marros pas Angelina Jolie në xhirimet e filmit ‘Mr and Mrs Smith’. Daniel McDonald qëndroi beqar për një kohë të gjatë derisa në 2007, pak muaj përpara se të vdiste u martua me një aktore Italiane. Fatkeqsisht ai u nda nga jeta si pasojë e tumorit në trru. Jennifer Aniston e ka vlersuar gjithnjë dashurinë e tij ,por pas vdekjes e vlersoi akoma edhe më shumë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.