Lajme

Rikonfirmohet dënimi me burg për ish-kryeministrin francez, Fillon

Postuar në 09 Maj, 2022 18:54

Një gjykatë apeli në Francë e ka lënë në burg ish-kryeministrin François Fillon që akuzohet për shpërdorim fondesh çka solli edhe largimin e tij nga gara presidenciale e vitit 2017. Në vitin 2020, një gjykatë e shkallës së parë e dënoi Fillon me pesë vjet burg, ndërsa sot gjykata e shkurtoi vendimin në katër vjet, nga të cilët tre të anulluar.

Tjetër provokim, Dmitry Rogozin: Rusia mund të shkatërrojë vendet e NATO-s për 30 minuta

Postuar në 09 Maj, 2022 13:05

Pas episodit në televizionin rus ku u ilustrua grafikisht minutazhi i një sulmi bërthamor rus drejt Europës, një tjetër deklarim gjysmë zyrtar bën me dije se skenari në fjalë është realist nëse Perëndimi do të lërë Kremlinin pa asnjë mjet tjetër. Dmitry Rogozin, kreu i Agjencisë Ruse të Hapësirës, Roscomsos, njëkohësisht zv.kryeministër, ka deklaruar se Rusia mund të shkatërrojë vendet e NATO-s në një gjysmë ore.

Rusia zhvillon paradën e 9 majit. Putin: Pretendimi i SHBA për veçanësi, fyerje për mbarë botën

Postuar në 09 Maj, 2022 12:38

Rusia ka zhvilluar sot paradën e vet tradicionale me rastin e fitores mbi fashizmin. Në fjalën e tij, presidenti rus, Vladimir Putin, i është përmbajtur tezës së njohur të Rusisë që nuk bën kompromis me disa vlera bazë siç janë dashuria për atdheun, besimin dhe zakonet.

Ne nuk do të heqim dorë kurrë nga dashuria për vendin tonë, nga besimi, vlerat tradicionale, zakonet tona dhe respekti për popujt dhe kulturat e tjera. Sa për Perëndimin, duket se është i vendorur të fshijë këto vlera mijëra vjeçare.

Hallet e familjes socialiste

Postuar në 09 Maj, 2022 01:01

Para tri ditësh kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një sulm ndaj Strukturës së Posaçme Antikorrupsion duke vënë në dukje një “SPAK të dy shpejtësive”. Pra atë që reagon rrufeshëm ndaj kallëzimeve të “palës tjetër” dhe një SPAK që fle mbi dosje kur vjen puna për të hetuar non gratat. 

Fle mbi dosje është një metaforë, pasi në fakt si shprehje ajo është përdorur nga Sali Berisha për Theodhori Sollakun, por kuptimi është po ai. 

Kriza e ushqimit mund të ishte shmangur

Postuar në 08 Maj, 2022 16:42

Paneli Ndërkombëtar i Ekspertëve mbi Sistemet e Ushqimit të Qëndrueshëm kanë publikuar një raport sipas të cilit theksohet se kriza aktuale e ushqimit, provokuar nga lufta në Ukrainë, mund të ishte shmangur. Teksa vënë në dukje përpjekjen e Gjermanisë për të krijuar një grupim të ri – G7 për të udhëhequr një aleancë për sigurinë ushqimore – ekspertët vënë në dukje se defektet në sistemin sistemit botëror të furnizimit me ushqim, nuk janë rregulluar, ndonëse ato dolën në pah me krizën e ç

Raketa mbi Odesa. Pala ukrainase premton kundërofensivë për të nxjerrë rusët nga Kharkivi

Postuar në 08 Maj, 2022 11:24

Rusia ka goditur me raketa qytetin port të Odesës dy ditë pasi në media u raportua se ukrainasit goditën fregarën “Admiral Makarov”. 

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka postuar një status në tuiter, përmes të cilit deklaron ironikisht se Rusia do ta zhvillojë paradën e Ditës aë Fitores në fund të detit. 
Po kështu pala ukrainase njofton se po përgatit njën kundërofensivë për të nxjerrë forcat ruse nga rrezja e goditjes me artileri në rajonin e Kharkivit.  

Mitsotakis: Jemi të gjithë në luftë...Nuk ka vend për barazlargësi, jemi me Perëndimin

Postuar në 07 Maj, 2022 14:45

Kryeministri i Greqisë ka afirmuar rreshtimin e Greqisë me Perëndimin në çështjen e Ukrainës. Gjatë punimeve të kongresit të 14-të të partisë që drejton, Kyriakos Mitsotakis ka evokuar vlerat e lirisë dhe demokracisë, si udhëheqëse në vendimet e saj. 

Inkursioni i dytë më i madh ajror/Kina hyn në hapësirën e Taivanit

Postuar në 06 Maj, 2022 23:29

Taivani ka raportuar në 24 orët e fundit për atë që e ka cilësuar si “inkursioni i dytë më i madh ajror i Kinës për këtë vit”, në zonën e vet ajrore. 

18 avionë, përfshirë gjuajtës dhe bombardues hynë në hapësirën ajrore të Taivanit që vuri në gatishmëri sistemet e veta ajrore. 

Autoritetet kineze nuk kanë pranuar të komentojnë për incidentin në fjalë ndërkohë që më herët kanë argumentuar se ndërhyrjet në atë që e quajnë territorin e vet lidhen me marrëdhëniet e Taipeit me vende të huaja. 

Dokumentet gjermanoperëndimore konfirmojnë: Gorbaçovit iu premtua moszgjerimi i NATO-s në Lindje

Postuar në 06 Maj, 2022 21:37

Disa dokumente të publikuara së fundmi nga Instituti Leibniz për Historinë Bashkëkohore konfirmojnë pretendimin e Kremlinit se unifikimi i Gjermanisë u rakordua me premtimin për moszgjerimin e NATOS në Lindje. 

Disa letra, memo dhe bisedime të tjera të zbardhura nga arkivi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë Federale, hedhin dritë mbi faktin se dyshja kryesore politike gjermanoperëndimore, Helmut Kohl dhe Hans Dietrich Genscher jo vetëm premtoi një gjë të tillë me Mikhail Gorbachev, por e ndante atë si vizion të vetin për sigurinë e Europës. 

Dy ambasadorë të rinj në Moskë

Postuar në 06 Maj, 2022 17:29

Drama e Ukrainës është plotësuar sot formalisht teksa agjencia ruse e lajmeve, “Tass” raporton se republikat e Donetskut dhe Luganskut kanë caktuar ambasadorët e tyre në Moskë.

Rodion Valeryevich Miroshnik do të jetë ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës Popullore të Luganskut në Federatën Ruse

citon “Tass” dekretin e presidentit Leonid Paschenik.

Më herët, Donetsku ka bërë të njëjtën gjë, duke caktuar Olga Makeeva në detyrën e ambasadores në Moskë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme