Tjetër provokim, Dmitry Rogozin: Rusia mund të shkatërrojë vendet e NATO-s për 30 minuta
Pas episodit në televizionin rus ku u ilustrua grafikisht minutazhi i një sulmi bërthamor rus drejt Europës, një tjetër deklarim gjysmë zyrtar bën me dije se skenari në fjalë është realist nëse Perëndimi do të lërë Kremlinin pa asnjë mjet tjetër. Dmitry Rogozin, kreu i Agjencisë Ruse të Hapësirës, Roscomsos, njëkohësisht zv.kryeministër, ka deklaruar se Rusia mund të shkatërrojë vendet e NATO-s në një gjysmë ore.
Kjo sipas tij mund të ndodhë nëse konflikti përshkallëzon në përdorimin e këtyre armëve, Rusia ka avantazhin e sulmit.
Deklarimet e tij janë përcjellë me njëfarë shqetësimi, pasi në detyrën e tij, Rogozin, mbikëqyr lëshimin e satelitëve. Rogozin ka kapur titujt e lajmeve me disa qëndrime të vetat, si p.sh ajo se raketat ruse janë më të mirat në botë dhe se ata që kanë vendosur sanksionet vuajnë nga Alzheimer.
Add new comment