Kriza e ushqimit mund të ishte shmangur

Postuar në 08 Maj, 2022 16:42

Paneli Ndërkombëtar i Ekspertëve mbi Sistemet e Ushqimit të Qëndrueshëm kanë publikuar një raport sipas të cilit theksohet se kriza aktuale e ushqimit, provokuar nga lufta në Ukrainë, mund të ishte shmangur. Teksa vënë në dukje përpjekjen e Gjermanisë për të krijuar një grupim të ri – G7 për të udhëhequr një aleancë për sigurinë ushqimore – ekspertët vënë në dukje se defektet në sistemin sistemit botëror të furnizimit me ushqim, nuk janë rregulluar, ndonëse ato dolën në pah me krizën e çmimeve gjatë krizës së viteve 2007-2008.

Sipas FAO-s numri i njerëzve që do të kapin kufijtë e kequshqyerjes mund të rriten me 13 milionë këtë vit.  Problemi me sistemin e furnizimit ushqimor qëndron varësitë e importit ndaj kulturave preferenciale që kanë dëmtuar diversifikimin e dietës, specializimin e ekzagjeruar të ekonomive bujqësore, dështimin e tregut dhe spekullimin si dhe ciklet e konflikteve.

Ekspertët paralajmërojnë se përgjigjet afatshkurtra ndaj krizave mund të ekzagjerojnë prirjet aktuale dhe në këtë kuadër ata bëjnë thirrje për asistencën financiare si dhe çlirim nga borxhi për vendet e ekspozuara, transparencë në tregje, krijimin e rezervave rajonale të drithit, diversifikim të prodhimit të ushqimit dhe ristrukturim të fluksit tregtar.

Propozimet mbeten aktuale për shkak se sanksionet ndaj Rusisë dhe konflikti ekspozoi një sistem global, çka nuk ka sesi të tolerohet në një botë si kjo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.