Inkursioni i dytë më i madh ajror/Kina hyn në hapësirën e Taivanit
Taivani ka raportuar në 24 orët e fundit për atë që e ka cilësuar si “inkursioni i dytë më i madh ajror i Kinës për këtë vit”, në zonën e vet ajrore.
18 avionë, përfshirë gjuajtës dhe bombardues hynë në hapësirën ajrore të Taivanit që vuri në gatishmëri sistemet e veta ajrore.
Autoritetet kineze nuk kanë pranuar të komentojnë për incidentin në fjalë ndërkohë që më herët kanë argumentuar se ndërhyrjet në atë që e quajnë territorin e vet lidhen me marrëdhëniet e Taipeit me vende të huaja.
Aludimi është për ShBA-të, garantin e pavarësisë së Taivanit, i cili aktualisht i druhet një skenari ukrainas.
Më 23 janar të këtij viti, Kina dërgoi 39 avionë ushtarakë në zonën e mbrojtur ajrore të Taivanit, e cila ndahet nga hapësira ajrore, pasi është më e madhe.
Një aktor shunmë i interesuar për zhvillimet në këtë zonë është Japonia, kryeministri i së cilës Fumio Kishida ka paralajmëruar se Kina mund të imitojë precedentin ukrainas në Azinë Lindore nëse nuk do të perceptohet një përgjigje e unifikuar nga Perëndimi.
Kina i ka cilësuar si ekzagjerime paralajmërimet e vazhdueshme të Japonisë dhe si provokacione tensionuese.
Add new comment