Taivani
Inkursioni i dytë më i madh ajror/Kina hyn në hapësirën e Taivanit
Taivani ka raportuar në 24 orët e fundit për atë që e ka cilësuar si “inkursioni i dytë më i madh ajror i Kinës për këtë vit”, në zonën e vet ajrore.
18 avionë, përfshirë gjuajtës dhe bombardues hynë në hapësirën ajrore të Taivanit që vuri në gatishmëri sistemet e veta ajrore.
Autoritetet kineze nuk kanë pranuar të komentojnë për incidentin në fjalë ndërkohë që më herët kanë argumentuar se ndërhyrjet në atë që e quajnë territorin e vet lidhen me marrëdhëniet e Taipeit me vende të huaja.
SHBA dislokon trupa ushtarake në Taivan
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dislokuar në mënyrë sekrete një njësi ushtarake të operacioneve special në Taivan. Siç raportohet nga media të ndryshme, synimi i këtij veprimi është trajnimi i forcave tajvaneze kundër një ndërhyrjeje të mundshme kineze dhe ai pason deklaratat e presidentit taivanez Tsai Ing-wen se:
Do të bëjë çfarëdo lloj gjëje që të mbrojë lirinë e ishullit dhe mënyrën e tij demokratike të jetesës
Jingping: Tajvani do t’i bashkohet Kinës, nuk lejojmë ndërhyrje nga jashtë
Presidenti kinez, Xi Jingping, thotë se çështja e Tajvanit lindi nga dobësia dhe kaosi në të cilin u gjet Kina, por ai do të jetë nën qeverisjen e saj.
Tajvani është "një çështje e brendshme e Kinës dhe nuk lejojmë ndërhyrje të jashtme", tha Jinping në festimet për 110 vjetorin e Revolucionit të 1911-s.
Realiteti pas premtimeve për paqe dhe stabilitet