Dy ambasadorë të rinj në Moskë

Postuar në 06 Maj, 2022 17:29

Drama e Ukrainës është plotësuar sot formalisht teksa agjencia ruse e lajmeve, “Tass” raporton se republikat e Donetskut dhe Luganskut kanë caktuar ambasadorët e tyre në Moskë.

Rodion Valeryevich Miroshnik do të jetë ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës Popullore të Luganskut në Federatën Ruse

citon “Tass” dekretin e presidentit Leonid Paschenik.

Më herët, Donetsku ka bërë të njëjtën gjë, duke caktuar Olga Makeeva në detyrën e ambasadores në Moskë.

Vendimi ngjan të jetë një moment politik që synon të konfirmojë raporte diplomatike mes dy entiteteve që njihen vetëm nga Rusia e që erdhën në jetë pas vendimit të 21 shkurtit 2022 ku Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi njohjen e tyre. Më datën 24 nisi edhe operacioni ushtarak që tanimë njihet gjerësisht si operacion aneksimi territorial të Ukrainës, ose një pjese të saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.