Lajme
Ndërron jetë Vangelis
Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare, kompozitori dhe artisti i njohur grek, Vangelis Papathanassiou. I njohur për kolona zanor të filmave të famshëm, Papathanassiou krijoni një reputacion ndërkombëtar që nuk lidhet vetëm me një krijim.
I lindur si Evangelos Odysseas Papathanassiou më 1943 në Volos, kompozitori i ardhshëm nuk mori ndonjëherë formim muzikanti. Sipas tij kjo shpëtoi kreativitetin e tij.
Scholz viziton Ballkanin Perëndimor para 30 majit: Anëtarësimi, interes strategjik i BE-së
Gjermania e Scholz po investohet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, duke artikuluar një interes strategjik të unionit. Në fjalën e mbajtur para parlamentit, kancelari gjerman ka vënë në dukje se Ballkani Perëndimor nuk mund të injorohet më në kushtet e krijuara nga lufta në Ukrainë dhe pas një pritjeje të gjatë të vendeve të rajonit.
Respektimi i angazhimeve tona ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshëmrisë sonë. Sot më shumë se asnjëherë tjetër, integrimi i tyre është gjithashtu në interesin tonë strategjik
Bashkëpunim në krime kundër njerëzimit/Gjigandi i çimentos "Lafarge", nën akuzë për impiantin në Siri
Një gjykatë franceze ka konfirmuar së fundmi se gjigandi frëng i çimentos, “Lafarge”, duhet të përballet me akuzën, bashkëpunim në krime kundër njerëzimit. Sipas palës paditëse, punonjës të “Lafarge Cement Syria”, kompania ka paguar anëtarë të Shtetit Islamik dhe grupe të tjera xhihadiste gjatë luftës civile siriane.
Kremlini: Perëndimi cenoi stabilitetin strategjik në Europë
Sekretari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Nikolay Patrushev, ka akuzuar Perëndimin se me veprimet e veta dhe këmbënguljen për të ruajtur dominimin, ka cenuar stabilitetin strategjik në Europë.
Me shfaqjen e qendrave të reja të pushtetit, bota është bërë përherë e më tepër e paqëndrueshme për shkak të mungesës së dëshirës së disa vendeve për lëshuar dominimin e tyre gjeopolitik. Këto vende kanë rrënur qëllimisht sistemin ndërkombëtar të stabilitetit dhe injoruan propozimet e sigurisë të Rusisë
Greqia zgjedh SHBA kundër Putin. Një mundësi edhe për Kosovën?!
Vizita e fundit e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në SHBA, mund të cilësohet padyshim si shumë e rëndësishme dhe me rrjedhoja në rajonin tonë. Z. Mitsotakis ka mbajtur një fjalim të plotë në Kongresin amerikan, gjatë së cilës është duartrotikur disa herë, sidomos kur ai ka sqaruar me theksim të qartë se në kohën tonë, kur kërkohet mbajtja e një ane, Greqia ka zgjedhur:
Kundër pushtimit të Ukrainës nga Putin
Për herë të parë në 50 vjet/Marina amerikane raporton në Kongres mbi UFO-t
Shërbimet sekrete të marinës amerikane kanë regjistruar 400 incidente të kontaktit me Dukuri të Paidentifikuara Ajrore, diçka që u raportua për herë të parë në 50 vjet në Kongres. Sipas zv.drejtorit të shërbimeve sekrete të marinës, Scott Bray numri i lartë i incidenteve lidhet me faktin se aktualisht njerëzit raportojnë më shpesh për kontakte të painterpretueshme, edhe pse siç tha ai, Marina ka bërë përpjekje për të eliminuar stigmën e raportimeve të tilla. Problemi me stigmën dhe paragjykimin me raportimin e kontakteve të tilla ka dëmtuar në fakt mbledhjen e informacionit deri në pikën sa
Athina zyrtare: Me SHBA u dakordësuam për shmangien e agresionit turk
Ministri grek i Shtetit, George Gerapetritis, ka deklaruar për televizionin “Open” se gjatë vizitës së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në SHBA, është rënë dakord bashkëpunimi për shmangien e agresionit të Turqisë.
Vizita e kryeministrit në vetvete shënon një moment të rëndësishëm për diplomacinë greke. Është hera e parë që një kryeministër grek do të flasë në Kongres dhe thekson një rol të rëndësishëm të Greqisë në rajon. Është një votë besimi nga diplomacia amerikane në nivelin më të lartë, jo si një interlocutor, por si partner dhe aleat…
Përralla e presidentit të të gjithë shqiptarëve
Gjatë diskutimit në Konferencën e Kryetarëve sot, përfaqësuesi i opozitës, Enkelejd Alibeaj, ndër të tjera u shpreh se kërkesa e kësaj të fundit, është që të zgjidhet një president i ri i Republikës që “të mos jetë as i Juaji, as Yni, por i të gjithë shqiptarëve”.
Z. Alibeaj vazhdoi më pas duke cilësuar disa kritere si p.sh të jetë një figurë që të përfaqësojë vlerat më të mira të kësaj shoqërie, antikomunist, që të ketë treguar se nuk tundohet nga pushteti, ta lejojë dekriminalizimi. Pra të jetë një njeri shembullor.
Pomepo, lidhje e vjetër e Linden Energy që kontrollon distributorin bullgar, Overgas
Për qeverinë shqiptare të tanishme, Mike Pompeo është ende sekretar i Departamentit të Shtetit. Në takimet e zhvilluara sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e kanë cilësuar ish-sekretarin amerikan të Shtetit, si Sekretar.
Libani kap fundin/Djali i Guvernatorit të Bankës Qendrore, transferta miliona dollarë jashtë vendit
Dajli i Guvernatorit të Bankës Qendrore të Libanit, transferoi 6.5 milionë dollarë jashtë vendit, në një kohë kur qytetarët nuk kishin dot akses në llogaritë e tyre.