Lajme

Raportime për mbytjen e fregatës ruse "Admiral Makarov"

Postuar në 06 Maj, 2022 15:08

Në disa media të huaja po qarkullon lajmi se një tjetër anije e rëndësishme e flotës ushtarake ruse, fregata "Admiral Makarov" është goditur dhe mbytur. Sipas burimeve në fjalë, thuhet se anija është goditur nga një raketë "Neptune".  Lajmi ka rëndësi edhe në aspektin strikt ushtarak, pasi fregata është komisionuar vonë dhe është hedhur në lundrim në vitin 2017 për t’u cilësuar si anija më moderne në klasin e vet.

Vuçiç: Takimi me Kurtin, shumë i vështirë

Postuar në 05 Maj, 2022 13:59

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, e ka cilësuar takimin informal me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nën ndërmjetësinë e Përfaqësuesit Special të BE-së për diloagun, Miroslav Lajçak, si shumë të vështirë.

Pozicioni ynë është i vështirë, tmerrësisht i komplikuar. Deklarimet e presidentit Putin e bënë edhe më të ndërlikuar…

ka thënë ai.

Jeffrey Sachs: SHBA duhet të negociojë me Rusinë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Postuar në 05 Maj, 2022 12:39

Profesori i universitetit të Columbia në SHBA, Jeffrey Sachs, ka apeluar përmes një interviste në gazetën greke “Kathimerini” nisjen e negociatave mes SHBA dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. 

Nëse negociatat janë të pamundura, ne këtë do ta kuptojmë më vonë. Kjo do të ishte sigurisht tragjike. Por dështimi i SHBA për t’u përpjekur të neogciojë është një gabim i tmerrshëm dhe është një keqpërdorim i shëmtuar i Ukrainës për përfitime të politikës së jashtme amerikane

Draghi kërkon anullimin e vetos në vendimmarrjen europiane: Të kalojmë te vendimet me shumicë të cilësuar

Postuar në 04 Maj, 2022 16:33

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka bërë thirrje për ndryshimin e mekanizmit vendimmarrës në institucionet europiane. Në një fjalë të mbajtur para Parlamentit Europian në Strasburg, Draghi kërkoi kapërcimin e parimit të unanimitetit. 

Presidenti polak: Rusia merr vesh vetëm me gjuhën e forcës

Postuar në 04 Maj, 2022 15:17

Presidenti polak Andrzej Duda ka deklaruar në një intervistë për gazetën amerikane, Wall Street Journal, se Perëndimi duhet të vazhdojë të furnizojë me armë Ukrainë. 

Nëse ne duam të arrijmë ndonjë sukses në marrëdhëniet tona me Rusinë, në këtë situatë kur Rusia pushtoi Ukrainën, ne mundet të kemi sukses vetëm nësër përdorim forcë brutale, për shkak se vetëm forca brutale, pushteti i forcës është i aftë të ndalojë Rusinë

400 000 hakera në ndihmë të Ukrainës. Rreziku global i kiber-muxhahedinëve

Postuar në 03 Maj, 2022 18:06

Lufta e Ukrainës ka nxjerrë në pah, ndoshta për herë të parë në këtë nivel, edhe elementin më modern të infrastrukturës së sotme, Internetin. Media të ndryshme shkruajnë dhe raportojë se përveç përballjes në terren, me metoda dhe mjete konvencionale, është duke u zhvilluar një luftë tjetër, implikimet e së cilës për të ardhmen ende nuk mund të parashikohen. 

Vendimi, seriali për presidentin El Sisi/Tallje dhe zemërim në Egjipt

Postuar në 03 Maj, 2022 17:38

Me nisjen e muajit të Ramazanit, në Egjipt ka nisur shfaqja e një seriali televiziv që portretizon presidentin aktual Abdel-Fattah-El Sisi. Sezoni i tretë, i quajtur “Zgjedhja” dhe riquajtur “Vendimi” mbulon periudhën para dhe pasi Sisi u caktua ministër i Mbrojtjes gjatë qeverisjes së presidentit Mohamed Morsi.

Lavrov: Hitleri kishte gjak çifut

Postuar në 02 Maj, 2022 15:26

Një koment i ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov se Adolf Hitleri ka patur gjak hebre, ka provokuar reagime nga Izraeli. Ministria e Jashtme e Izraelit ka thirrur në takim ambasadorin rus për të sqaruar kërkuar ndjesë. Nga ana tjetër, kryeministri Naftali Benett ka deklaruar se:

Gënjeshtra të tilla synojnë fajësimin e hebrejve për të krimet më të tmerrshme në istori dhe kështu të çlirojnë nga përgjegjësia shtypësit e tyre

BE-ja nuk do të financojë më autokratët. Komisioni godet Orbanin me procedurën antikorrupsion

Postuar në 02 Maj, 2022 00:32

Për herë të parë në historinë e unionit, Bashkimi Europian, përmes Komisionit të vet, ka ndërmarrë një hetim për përdorimin e fondeve të veta në Hungari, një vend anëtar me të drejta të plota. Mediat e cilësojnë këtë si një “lëvizje të paprecedentë”, që mund të çojë “në ndërprerjen e fondeve të BE-së për kryeministrin nacionalist, Viktor Orban”. 

Biografi e Milan Kunderës, nga frëngjishtja në turqisht me ndihmën e Google Translate

Postuar në 02 Maj, 2022 00:03

Një përkthyes i vjetër në Turqi, bashkëthemelues i shtëpisë botuese “Agora Kitaplığı”, Osman Akinhay ka provokuar debate pas njoftimit të tij në Tuiter se ka përkthyer një biografi të Milan Kunderës nga frëngjishtja me ndihmën e Google Translate. Debati ka lindur si pasojë edhe e faktit se Akinhay ka pranuar se nuk ka njohuri të mira në frëngjisht.  

Teksti i përkthyer u editua nga Halil Gökhan dhe rishikua nga Şükrü Argın

Pages

Subscribe to RSS - Lajme