Raportime për mbytjen e fregatës ruse "Admiral Makarov"

Në disa media të huaja po qarkullon lajmi se një tjetër anije e rëndësishme e flotës ushtarake ruse, fregata "Admiral Makarov" është goditur dhe mbytur. Sipas burimeve në fjalë, thuhet se anija është goditur nga një raketë "Neptune". Lajmi ka rëndësi edhe në aspektin strikt ushtarak, pasi fregata është komisionuar vonë dhe është hedhur në lundrim në vitin 2017 për t’u cilësuar si anija më moderne në klasin e vet.
Fregata është e armatosur me 24 raketa me rreze të mesme dhe tetë raketa “Caliber”, armatim që shërben për të shoqëruar dhe bërë eskortimin e anijeve të tjera. Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar mbi lajmin, por në vetvete ai dëshmon se epërsia ruse në sisteme ushtarake është seriozisht në diskutim me dy incidentet në fjalë, pra këtë dhe atë me mbytjen e anijes "Moska".
Add new comment