Presidenti polak: Rusia merr vesh vetëm me gjuhën e forcës

Postuar në 04 Maj, 2022 15:17

Presidenti polak Andrzej Duda ka deklaruar në një intervistë për gazetën amerikane, Wall Street Journal, se Perëndimi duhet të vazhdojë të furnizojë me armë Ukrainë. 

Nëse ne duam të arrijmë ndonjë sukses në marrëdhëniet tona me Rusinë, në këtë situatë kur Rusia pushtoi Ukrainën, ne mundet të kemi sukses vetëm nësër përdorim forcë brutale, për shkak se vetëm forca brutale, pushteti i forcës është i aftë të ndalojë Rusinë

ka thënë ai.

Sipas tij, është gabim që Perëndimi e sheh ende Rusinë si një partner biznesi. Qasja polake ndaj Rusisë është manifestim edhe emocional i problemeve të trashëguara nga historia, ndonëse duhet thënë se Rusia ndihet si aktor presues gjeopolitik në Lindjen e Europës. 

Megjithatë shekulli i 20-të mësoi se disa gjëra është mirë të zgjidhen në distancë nga emocionet sepse në vend se të zgjidhin probleme, krijojnë të reja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.