Bashkëpunim në krime kundër njerëzimit/Gjigandi i çimentos "Lafarge", nën akuzë për impiantin në Siri
Një gjykatë franceze ka konfirmuar së fundmi se gjigandi frëng i çimentos, “Lafarge”, duhet të përballet me akuzën, bashkëpunim në krime kundër njerëzimit. Sipas palës paditëse, punonjës të “Lafarge Cement Syria”, kompania ka paguar anëtarë të Shtetit Islamik dhe grupe të tjera xhihadiste gjatë luftës civile siriane.
“Lafarge”, është tani pjesë e grupit zviceran, “Holcim” dhe në procesin e trajtuar deri më tani, ka pranuar se ka paguar 13 milionë dollarë për ruajtjen e fabrikës së vet në vitin 2013 dhe 2014, pasi ishte tërhequr nga vendi. Kompania pretendon se nuk ka asnjë përgjegjësi nëse paratë kanë rënë në duar të terroristëve dhe për këtë në vitin 2019 ajo fitoi një përballje të parë në gjykatë. Vendimi u zhbë nga Gjykata e Lartë që urdhëroi rigjykim dhe aktualisht ekziston mundësia që pjesë e akuzave të jenë tetë përfaqësues të “Lafarge”, përfshirë drejtorin Ekzekutiv, Bruno Lafont.
Akuza e ngritur cilëson se kompania pagoi në mënyrë të vetëdijshme miliona euro tek anëtarë të ISIS për të ruajtur një impiant për të cilin thuhet se kishte investuar 680 milionë euro në vitin 2010, vetëm një vit pasi shpërtheu lufta.
Add new comment