Lajme
Shqipëria, e fundit në Europë për numrin e testimeve
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, thotë se Shqipëria është e fundit në Europë, sa i takon numrit të ulët të testimeve në popullatë për Covid-19.
“E thonë shifrat. Jemi shteti i fundit në Europë përsa u përket testimeve për 1 milion banorë. Me një diferencë shumë të madhe me shtetin e parafundit, Ukraina, e cila ka dyfishin tonë”, tha ai.
Në një intervistë në studion e lajmeve në TvT, Alimehmeti tha se është shumë e rëndësishme mbajtja e maskës, ashtu sikurse distancimi social për t’u mbrojtur nga Covid-19.
SHBA, mosha e të infektuarve nga CoVid-19 ka rënë me 15 vjet
Kreu i Taskë Forcës së Shtëpisë së Bardhë për pandeminë, Anthony Fauci, ka deklaruar se mosha mesatare e të infektuarve nga CoVid-19 ka zbritur me 15 vjet. Sipas të dhënave zyrtare në SHBA, moshat 20-30 vjeç janë bërë kontigjent i ekspozuar ndaj virusit, ndonëse sipas Faucit ato priren ta përballojnë më mirë sëmundjen.
Nga ana tjetër ai ka vënë në dukje se virusi ka një sërë simptomash dhe në këtë kuptim është ende e paqartë mirë se cilat janë efektet e tij edhe mbi të rinjtë. Megjithatë përvoja ka provuar se të rinj me sëmundje shoqëruese janë të ekspozuar po aq sa të vjetrit.
Arrestohet nën akuzën e tradhëtisë këshilltari i drejtorit të agjencisë ruse të hapësirës
Një këshilltar i drejtorit ekzekutiv të agjencisë ruse të hapësirë, Roscosmos është arrestuar sot nën akuzën e tradhëtisë.
Ivan Safronov është ndaluar me kërkesë të agjencive ligjzbatuese, ndërkohë që zëdhënësi i Kremlinit, Peskov ka sqaruar se ndalimi nuk ka të bëjë me detyrën e tanishme të të ndaluarit që punon si gazetar.
Mushkëritë i ka të pastra
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro hyn ndër ata njerëz që pasi u tallën me pandeminë e CoVid-19, e gjejnë veten në mes të furtunës së tij. Përveç faktit se vendi i tij është goditur rëndë dhe pasojat njerëzore dhe ekonomike janë të qarta, vetë Bolsonaro i është nënshtruar testeve pas shfaqjes së simptomave të ngjashme me koronavirusin.
Bëra skanerin e mushkërive, janë të pastra -, tha ai para gazetarëve.
Kastrati merr për 1 euro për 20 vjet bazën detare të Sarandës
265 2299,5 m2 për 1 euro. Kontrata e qiradhënies është fituar nga Kastrati group në bashkëpunim me Concord Investment” sh.p.k për 20 vjet.
Vendnodhja është në gjirin e Limjonit në Saradë, aty ku dikur ishte baza luftarake detare që kalon me kontratë qeraje në duart të privatit, që në këtë vend kur vjen puna për projekte të tilla është vetëm një: Kastrati.
Xhepa: Investimet me fonde publike mund ta bëjnë borxhin të pakontrollueshëm
Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, i sheh si kërcënim për financat publike planet e qeverisë “Rama” për investime kapitale në infrastrukturë. Në studion e lajmeve në TvT, i pyetur në lidhje ndikimin në buxhet të projekteve si tuneli i Llogarasë, autostrada Milot-Fier apo HEC-i i Skavicës, Xhepa tha se ato rrezikojnë që borxhi publik të arrijë nivele të pakontrollueshme.
Virusi më i ngjashëm me CoVid-19 u zbulua që më 2013-ën dhe u dërgua në Vuhan
Gazeta britanike “Sunday Times” shkruan se mostra të ngjashme me koronavirusin aktual që ka provokuar pandeminë globale janë dërguar në laboratorin e virologjisë në Vuhan të Kinës që në vitin 2013. Mostrat sipas këtij raportimi ishin marrë nga shkencëtarët në një ish-minierë bakri në Kinën jugperëndimore, e prekur nga virusi i ardhur nga lakuriqët. Gjashtë njerëz që po kryenin pastrimin në minierë nga feçet e lakuriqëve u prekën nga një pneumoni e rëndë dhe tre prej tyre vdiqën.
Ikën nga kjo botë Ennio Morricone
Ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare, Ennio Morricone, kompozitor i mirënjohur italian dhe autor i kolonave zanore të famshme.
Morricone ndërroi jetë në një klinikë në Romë, ku ishte shtruar pas një aksidenti në shtëpi ku ishte rrëzuar dhe thyer femurin.
I kthjellët deri në fund, ka deklaruar e shoqja, Maria.
Ikën kështu nga kjo botë një prej muzikantëve dhe artristëve më të mirë, një njeri që ë dha kujtesë filmave të Segio Leones, Spaghetti Western, me të cilin lidhet suksesi, fama, por edhe një lloj brerjeje vogël.
Një ligj i ri synon të ndalojë shmangien fiskale te koncesionet e naftës
Unë bindem, ndaj "jam" ministër
Askush nuk mund të njollosë historinë e UÇK-së dhe të popullit shqiptar. Kjo është një thuajse bindje e përgjithshme në mesin tonë, pasojë e pakorrigjueshme e historiografisë dhe pedagogjisë nacionaliste të Enver Hoxhës që nuk toleronte asnjë kritikë, asnjë mëdyshje dhe asnjë rishikim. Ministri në detyrë për Punët me Jashtë në Shqipëri, i diplomuar për filozofi e që aq shumë na u shit si mendje e hapur dhe e re në një mjedis të mykur si ai i Tiranës, e ka shumë të natyrshme t’i bashkohet këtij kori të unitetit.