Lajme

Qeveria e paralajmërimeve

Postuar në 05 Korrik, 2020 21:33

Shkelësit e rregullave në kushtet e pandemisë do të ndëshkohen me gjoba apo burg. Paralajmërimin e ka bërë Kryeministri i vendit Edi Rama, që ka bërë thirrje që njerëzit të mbajnë maska në vende të mbyllura.

Nuk është e qartë se çfarë e shtyn kryeministrin të njoftojë personalisht masat administrative dhe penale për ata që quhen shkelës, kur ligji vetë e parashikon qartë këtë. Aq më tepër nuk ka kuptim ky paralajmërim kur çdo masë teorikisht apelohet në gjykatë. Ndoshta z. Rama po bën me dije masat në fuqi për të shmangur vendosjen e sanksioneve.

Hoti mban një derë hapur me BE-në: Nuk ka dallim mes SHBA dhe Europës

Postuar në 05 Korrik, 2020 14:41

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dhënë sot një intervistë për agjencinë gjermane, Deutsche Welle përmes së cilës ka komentuar zhvillimet e fundit në vend dhe perspektivën e dialogut me Serbinë. Në dallim nga presidenti Hashim Thaçi, që u pozicionua thuajse hapur kundër Europës në procesin me Serbinë, Hoti ka një qasje më të ekuilibruar.

Franca vazhdon të humbasë me Dinjitet

Postuar në 05 Korrik, 2020 14:06

Franca ka braktisur gjeneralin Khalifa Haftar, i cili kontrollon një pjesë të Libisë. Lajmi raportohet nga media të Lindjes së Mesme që vëzhgojnë se Franca ishte ndër vendet që mbështeti më shumë Haftar dhe përpjekjet e tij kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Tripolit. Presidenti francez, Macron mohoi se Parisi zyrtar mbështet Haftarin dhe shpreur zhgënjimin e vet për sulmin e 4 prillit mbi  Tripoli. Po kështu Macron ka kritikuar edhe Rusinë, një vend që mbështet gjeneralin përmes kompanisë Wagner, e cila vepron në terren në Libi.

Mesa duket vetëm Vuçiç nuk ka gënjyer

Postuar në 05 Korrik, 2020 00:47

John Bolton, ish-këshilltari i Sigurisë i Presidentit amerikan, ka deklaruar sot në një intervistë për Fokus Tv, se idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi e ka propozuar dyshja Thaçi-Vuçiç.

Deklarata e Bolton rrëzon kështu akuzën që iu bë atij një javë më parë nga Richard Grenell se ideja e ndarjes nuk është e administratës Trump, por vetëm e Bolton. Madje Grenell shkoi më tej duke deklaruar se po paguan një faturë personale për këtë keqkuptim.

Koronavirusi në faturë

Postuar në 04 Korrik, 2020 21:57

Një restorant në Bruksel, Viva M’Boma, ka nisur të aplikojë tarifë për masat e marra kundër CoVid-19. Masat konsistojnë në pleksiglas, maska, gel dezinfektues, të gjitha në shërbim të çdo klienti që duhet të paguajë 5 euro.

Në Libi para janë dhënë, thjesht kanë shkuar në duar të gabuara

Postuar në 04 Korrik, 2020 15:09

Mbështetja financiare ndaj Libisë është parë nga Italia si një strategji për të frenuar emigracionin. Në vitin 2017, një marrëveshje me Libinë i kushtoi Italisë plot 18 milionë euro. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut. “Avvenire” ka mundur të sigurojë një dokument të tratativave mes funksionarëve italianë dhe drejtuesve lokalë në Libi.

Taksa e dividentit, "Shell" paralajmëron zhvendosjen e selisë në Britaninë e Madhe

Postuar në 04 Korrik, 2020 14:40

Kompania e njohur Royal Dutch Shell mund ta zhvendosë selinë qendrore në Angli. Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi ekzekutiv i saj, Ben van Beurden përmes një interviste në një prej gazetave hollandeze. Sipas tij, kompania po mendon të shkrijë strukturën e dyfishtë që ka aktualisht mes Hollandës dhe Britanisë së Madhe në funksion të thjeshtimit.

Duhet të mendosh vazhdimisht. Asgjë nuk është permanente dhe sigurisht që ne do të shikojmë klimën e biznesit

është shprehur van Beurden.

Do të rikthehemi në nivelet e parakrizës për 2 vjet?

Postuar në 04 Korrik, 2020 14:12

Revista Monitor i ka lënë një vend të zgjeruar temës së rikuperimit ekonomik në kontekstin e krizës së provokuar nga epidemia.

Për ta sqaruar këtë situatë, revista ka intervistuar drejtoreshën ekzekutive të grupit “Balfin”, Edlira Muka sipas së cilës rikthimi në nivelet e parakrizës do të kërkojë deri në 18 muaj.

Një histori e filmit “policor” shqiptar

Postuar në 03 Korrik, 2020 20:50

Shumëkush mund t’i cilësojë si filma policeskë apo me dedektivë, filma aksion apo filma të verdhë. Në të vërtetë, në Shqipëri këta filma nuk janë asgjë më tepër sesa thjesht filma me subjekte nga Sigurimi i Shtetit.

Të realizuar përgjatë viteve të komunizmit nga Kinostudio “Shqipëria e Re” numërohen me dhjetëra filma, të cilët kanë në boshtin e tyre pikërisht veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit.

“Operacion zjarri”, “Fije që priten”, “Asgjë nuk harrohet”, “Gëzhoja e vjetër”, “Vrasje në gjueti”, “Kërcënimi”, “Hetimi vazhdon” etj. janë vetëm disa prej filmave të kësaj natyre.

500 mijë euro për projektin e Teatrit të ri Kombëtar

Postuar në 03 Korrik, 2020 14:29

Bashkia e Tiranës do të paguajë rreth 500 mijë euro për projektin e Teatrit të Ri Kombëtar që parashikohet të ndërtohet në vendin ku u prish teatri I vjetër. Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar sot procedurën e nisur nga Bashkia me objekt: Studim-Projektim “Ndërtim i Teatrit Kombëtar” me vlerë 60 317 899 lekë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme