Mesa duket vetëm Vuçiç nuk ka gënjyer
John Bolton, ish-këshilltari i Sigurisë i Presidentit amerikan, ka deklaruar sot në një intervistë për Fokus Tv, se idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi e ka propozuar dyshja Thaçi-Vuçiç.
Deklarata e Bolton rrëzon kështu akuzën që iu bë atij një javë më parë nga Richard Grenell se ideja e ndarjes nuk është e administratës Trump, por vetëm e Bolton. Madje Grenell shkoi më tej duke deklaruar se po paguan një faturë personale për këtë keqkuptim.
Vetë Thaçi e ka pranuar në parim këtë ide, por e mohoi më pas, ndërkohë që Edi Rama ka miratuar atë me heshtje.
Në fund të fundit i vetmi që është i sinqertë në këtë histori është presidenti serb, Aleksander Vuçiç që ka përsëritur përherë se atë e kënaq ideja e shkëmbimit të territoreve.
Add new comment